A shkakton zbardhimi i dhëmbëve më shumë njolla më vonë?

spot_imgspot_img

Unë kam zbardhuar dhëmbët e mi në një ordinancë kozmetike tek një dentist rreth një viti më parë dhe me të vërtetë fitova rezultate shumë të mira. Dhëmbët e mi ishin të bardhë si perla dhe ndjehesha krenare ti tregoja saherë që unë buzëqeshja. Por, vetëm disa muaj më vonë, gjatë një kontrolli të rregullt tek dentisti im personal, ai më parashtroi këtë pyetje:”Çfarë janë këto njolla tek dhëmbët”?

Po. Befas unë kisha njolla në dhëmbët e mi! Unë nuk mund të ndihmoja asgjë rreth kësaj, por pyesja veten se mos ndoshta zbardhimi i dhëmbëve e shkaktoi këtë gjë? Për këtë arsye takova Edmond R. Hewlett, dentist i merituar, për të zbuluar arsyet dhe përgjigjet informuese. Përgjigja e tij e mënjëhershme ishte “Jo”.

Edhepse ai nuk e mohoi faktin se njollat ishin aty. Në vend të kësaj, ai tha: “njollat si rezultat i burimeve të ndryshme si kafeja, çaji, vera e kuqe si dhe pirja e duhanit mund të jenë më shumë të dukshme pas zbardhimit të dhëmbëve”.

Pra, njollat e reja më lehtë formohen dhe bëhen më të theksuara në dhëmbët e mi të zbardhuar, gjë që ne nuk e kemi menduar se do të ndodhë kështu pas procesit të zbardhjes.

Kjo është arsyeja pse Hewlett thotë se gjëja më e rëndësishme është që të shmangim njollat që në fillim. “Larja e dhëmbëve më shpesh (p.sh. në mes të ditës, përveç rekomandimit në mëngjes dhe në mbrëmje) mund të ndihmojë për të ngadalësuar grumbullimin e njollave pas zbardhimit të dhëmbëve”./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Si ndërtohet hapi‑pas‑hapi një projekt krijues: prapaskena dhe vendime kryesore (format shpjeguese)

Udhëzues praktik hapi‑pas‑hapi mbi ndërtimin e një projekti krijues: nga ideja dhe dokumentacioni, në bashkëpunime, financim dhe zbatim, me theks tek ruajtja e vlerave kulturore dhe përputhja me rregulloret.

Reparti gatimesh për javën: 5 receta familjare për përgatitje paraprake

Plan i thjeshtë për përgatitje paraprake të vakteve të javës: 5 receta familjare, organizim, dhe këshilla praktike për higjienë, ruajtje dhe ngrohje të sigurt.

Përgatitje paraprake: ide të shpejta për vakte të javës

Udhëzues praktik për përgatitje paraprake të vakteve të javës: parime të shëndetshme të ushqyerjes, ide të shpejta për mëngjes, drekë dhe darkë, dhe rregulla kryesore të higjenës për ruajtje dhe ngrohje të sigurt.

Frizura praktike për ndryshimin e stinës: si t’i përshtatni flokët me copat që keni në gardërobë

Udhëzues praktik me ide konkrete se si t’i përshtatni frizurat me copat që keni në garderobë kur ndryshon stina — me këshilla për materiale, kujdes ndaj dëmtimit nga dielli ose pishina, dhe testim në dritë natyrale.