A mund që simptomat e shtatzënisë të tregojnë nëse do të keni djalë apo vajzë?

spot_imgspot_img

Një ekspert ndërhyn në tregimet e grave të moshuara që parashikojnë gjininë…

Të kuptoni lajmin se jeni shtatzënë është diçka super-emocionuese, njëlloj sikur edhe të mësoni gjininë e fëmijës suaj. Nëse vendosni ta mbani befasi deri sa ta lindni, ose ta dini vetëm ju e mos t’i tregoni askujt, një gjë është e sigurtë: ju do të ndesheni me disa njerëz të cilët mendojnë se mund të parashikojnë gjininë e fëmijës suaj, nëse do të jetë djalë apo vajzë.

Ndoshta i keni dëgjuar tregimet se me anë të disa shenjave mund të keni pak më shumë njohuri rreth gjinisë së foshnjes, si psh. barku i lëshuar te poshtë mund të tregojë se keni vajzë. A është lëkura e juaj e thatë dhe e irrituar? E pra, kjo do të thotë se do të keni një djalë. Por, a ka ndonjë të vërtetë rreth tregimeve të këtyre grave të moshuara?

Jo edhe aq shumë, thonë ekspertët. “Edhepse shumë kultura dhe shoqëri kanë përcaktuar metoda të ndryshme të përcaktimit të gjinisë së fetusit, nuk ka asnjë provë shkencore në lidhje me këtë”, thekson Sonya Abdel- Razeq, profesore në Universitetin e Yale.

Pra, çfarë saktësisht ndikon që këmbët tuaja të jenë të ftohta (ndoshta kjo është shenjë se është djalë!), ose flokët i keni të lëshuara butësisht te poshtë (ndoshta është vajzë!). me të vërtetë kjo ndryshon nga gruaja në grua, thotë Abdel-Razëq. Ju mund të përjetoni ndryshime fizike në varësi të lehtësisë apo vështirësisë së shtatzënisë.

Dhe simptomat tuaja (si ndjesia e flaktë për të ngrënë turshi) mund të ketë të bëjë me përzierjen e hormoneve të veçanta, sa të shëndetshme jeni para konceptimit dhe një sërë faktorësh të mjedisit gjatë shtatzënisë.

Mund të ketë edhe variacione më të mëdha në të njejtën grua nga një shtatzëni në tjetrën. “Çdo shtatzëni është një përpjekje unike që është një reflektim i rrethanave që rrethojnë konceptimin”, sqaron Abdel-Razeq. Nga secila shtatzëni, gruaja bëhet më e pjekur, ka më shumë përgjegjësi për fëmijët e tjerë, trupi i saj ende memorizon shtatzëninë e fundit si dhe ajo mund të përjetojë më herët simptomat e shtatzënisë në krahasim me ato të mëparshme./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hapësira e parë që mirëpret: ide funksionale për hyrjen e një apartamenti familjar

Si të organizoni hyrjen e një apartamenti familjar me fokus në funksionalitet dhe siguri: ide praktike për ruajtjen e produkteve të pastrimit, parandalimin e helmimeve dhe veprimet e para në rast incidenti.

Kozmetikë e përditshme: metoda të thjeshta organizimi dhe kontrolli i afateve të përdorimit

Udhëzues praktik për organizimin e kozmetikës së përditshme: si të kontrolloni afatet e përdorimit, si t’i ruani higjienikisht produktet dhe mënyra të thjeshta për të shënuar datat e hapjes.

Çfarë të paketoni në bagazhin e dorës për një udhëtim 1–3 ditë: lista praktike pa rregulla kompanish

Lista praktike për bagazh dore kur udhëtoni 1–3 ditë: dokumente, mënyra të deklarimit, artikuj thelbësorë, elektronikë dhe këshilla për siguri dhe shëndet.

Orari familjar pa telefona: 6 aktivitete të shkurtra për kohë cilësore me fëmijët

Një orar familjar pa telefona mund të përmirësojë lidhjet dhe mirëqenien mendore të familjes. Zbuloni 6 aktivitete të shkurtra dhe udhëzime praktike për t’i bërë pjesë të rutinës së përditshme.