A keni dëgjuar për dietën ushtarake?

spot_imgspot_img

Trendet e dietave viteve të fundit kishin të bëjnë më shumë me adoptimin e zakoneve të shëndetshme të të ngrënit sesa të humbjen e peshës – por kjo nuk do të thotë se dietat e rrepta janë krejtësisht diçka e kaluar.

Ringjallja e një diete të çuditshme të dietës së vitit 2015 të quajtur dietë ushtarake, një dietë tre-ditore që u premton personave që e mbajnë një humbje peshe prej dhjetë kilogramësh, falë ushqimeve si akullore, verë dhe të tjera.

Dietologët dhe ekspertët e ushqimit ndajnë atë që duhet të dini në lidhje me dietën ushtarake dhe nëse është në të vërtetë e shëndetshme për ju.

Pse quhet dieta ushtarake?

Pavarësisht nga emri i saj, dieta ushtarake nuk ka asnjë origjinë legjitime ushtarake, sipas dietologut Tara Allen, i cili thotë se dieta filloi si një thashethem se plani i ngrënies ishte zbatuar për të ndihmuar ushtarët të vihen shpejt në formë.

Ajo pretendon se promovon humbjen e peshës në një periudhë të shkurtër kohe duke kufizuar kaloritë.

Në përgjithësi, dieta ushtarake është një plan mjaft i ulët me kalori, duke marrë parasysh që dietat inkurajohen të konsumojnë afro 1.400 kalori në ditën e parë, 1.200 kalori në ditën e dytë, dhe afërsisht 1,100 kalori në ditën e tretë, shpjegon JJ Virgin, një specialist ushqyes i certifikuar.

Ushqimet e aprovuara nga dieta ushtarake nuk janë ato që ju zakonisht mendoni se përfshihen në dietë, duke përfshirë akullore, verë dhe ushqime të konservuara, thotë dietologu i regjistruar Brooke Alpert .

Shihni ndarjen e plotë të vakteve të dietëve, më poshtë:

Dita 1
Mëngjesi: 1/2 grejpfrut, një fetë bukë e thekur me dy lugë gjalpë kikiriku ose bajame dhe një filxhan kafe.

Dreka:  një fetë bukë, 1/2 konservë tuna dhe një filxhan kafe.

Darka: 85 gram nga cilido lloj mishi, një filxhan fasule jeshile, një mollë e vogël, 1/2 banane dhe një filxhan akullore.

Dita 2
Mëngjesi: një vezë e gatuar (sido që ju pëlqen), një fetë bukë, 1/2 banane.

Dreka: një filxhan gjizë, një vezë e zier, pesë biskota të kripura.

Darka: dy ‘hot-dog’, një filxhan brokoli, 1/2 filxhan karrota, 1/2 banane, një filxhan akullore.

Dita 3

Mëngjesi: një fetë djathë, një mollë e vogël, pesë biskota të kripura.

Dreka: një vezë (e gatuar sido që që ju pëlqen), një fetë bukë.

Darka: një filxhan me tuna, 1/2 banane, një filxhan akullore.

Uji dhe çajrat bimorë janë pijet e vetme të aprovuara, shpjegon dietologu Beth Warren.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Gardërobë kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri — baza funksionale për gra dhe familje

Si të ndërtoni një gardërobë kapsulë funksionale për punë dhe përditshmëri: parime të qëndrueshmërisë, përzgjedhje të bazës dhe hapa praktikë për kombinime që duhen testuar në dritë natyrale dhe për përshtatje klimatike.

Horoskopi ditor argëtues për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për ditën: ide të shkurtra për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë zodiacale.

Mbrëmje filmi me fëmijët: çfarë të kontrolloni para shikimit

Udhëzues praktik për prindër e kujdestarë: si të verifikoni klasifikimin sipas moshës, përmbledhjen zyrtare dhe elementët e ndjeshëm përpara një mbrëmjeje filmi me fëmijët.

Rregulla të thjeshta për sigurinë e kafshëve shtëpiake ndaj produkteve të pastrimit

Si të minimizoni rreziqet e produkteve të pastrimit për qentë, macet dhe kafshët e tjera shtëpiake: rregulla për blerje, ruajtje, përdorim dhe veprimet e para në rast ekspozimi.