A keni biseduar me partnerin tuaj për sëmundjet seksualisht të transmetueshme?

spot_imgspot_img

Bisedat për sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë të mira në teori mirëpo të vështira që të aplikohen në shtrat.

Të flasim rreth seksit mund të jetë kënaqësi, por të flasim për sëmundjet seksualisht të transmetueshme është krejt çështje tjetër. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë çdo vit në botë regjistrohen rreth 250 milion raste të reja të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Mos rrezikoni me shanset dhe të jeni një pjesë e asaj statistike. Përdorni me kujdes mjetet mbrojtëse dhe  bisedoni me partnerin tuaj në lidhje me përvojat e kaluara.

Sipas sondazhit të fundit të Qendrës për Promovimin e Shëndetit Seksual në Universitetin e Indianës në SHBA, një numër i pamjaftueshëm i çifteve flet për të kaluarën e tyre seksuale me partnerët e tanishëm. Ekspertët argumentojnë se mesazhet e shëndetit publik duhet të jenë më të qarta dhe më të fokusuara në qëllimet e veçanta dhe të ofrojnë këshilla se si t’i qaseni partnerit tuaj dhe të filloni atë lloj të bisedës. Në mënyrë të veçantë, ende ekziston tabu-ja mbi sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe shëndetin seksual, dhe njerëzit kanë frikë të tregojnë se me sa partnerë kanë fjetur më parë, sepse nuk duan të jenë të dënuara.

” Biseda me partnerin tuaj rreth sëmundjeve ngjitëse seksuale është një bisedë shumë e rëndësishme që ju duhet të bëni. Nëse nuk trajtohen,  sëmundjet ngjitëse seksuale mund të çojnë në shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë infertilitetin, kështu që theks të madh në parandalimin e tyre merr testimi. Megjithatë, ne  dimë pak rreth asaj se si bisedat për testimet ndaj këtyre sëmundjeve mund të ndikojnë tek partnerët, veçanërisht për studentët që përbëjnë numrin më të madh të rasteve të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, “shpjegoi Margo Mullinax, kreu i studimit .

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Parashikim argëtues për 12 shenjat — 30 gusht 2026 (dashuri, punë, mirëqenie)

Parashikim argëtues për 12 shenjat më 30 gusht 2026: një lexim i lehtë për dashuri, punë dhe mirëqenie që synon vetëm argëtimin e ditës suaj.

Si të ripërshtatni rrobat verore për vjeshtë pa blerje: ide praktike për stil dhe mirëmbajtje

Udhëzues praktik për të shndërruar pjesët verore në kombina vjeshte pa blerje: si të zgjidhni, riparoni, shtresoni dhe kombinoni ngjyrat në mënyrë të qëndrueshme.

Si t’i lani dhe t’i ruani rrobat e fëmijëve: këshilla praktike për familje të zënë

Udhëzime të qarta dhe të përgjegjshme për larjen dhe ruajtjen e rrobave të fëmijëve, me fokus te siguria ndaj kimikateve, parandalimi i aksidenteve dhe masat e para në rast helmimi.

Ruajtja dhe digitalizimi i fotografive familjare: si të skanoni, etiketoni dhe mbani koleksionet në siguri

Udhëzues praktik për të ruajtur dhe digitalizuar fotografitë familjare, me këshilla për skanim, etiketim, kopje dhe zgjedhje materiale të qëndrueshme.