A janë ushtrimet e Kegel-it të mira për ju?

spot_imgspot_img

Muskujt për të cilët na vjen turp të diskutojmë, gjithashtu duket se janë pjesa më e përfolur nga ne. Kur bëhet fjalë për trupin tonë dhe jetën seksuale, është e rëndësishme për tu siguruar se gjërat janë në rregull, por shpesh mund të bëhemi shumë nervoz për të diskutuar çështjen haptazi. Pra, le të diskutojmë së bashku për të gjetur përgjigjen se a janë realisht të mira ushtrimet e Kegel-it?

Për çfarë është e gjithë kjo rrëmujë?

Ndoshta keni përgjuar të dhashurat tuaja duke biseduar në lidhje me misterin e ushtrimeve Kegel, por tani është koha që të jeni në dijeni. Ushtrimet e Kegel-it janë ushtrime të mbledhjes dhe lirimit të muskujve të pjesës së legenit (muskujt e vaginës) për ti bërë ato më të fortë. Në kundërshtim me besimin popullor, ushtrimet Kegel në fakt mund të kryhen edhe nga meshkujt edhe nga femrat.

Pse i bëni ushtrimet e Kegel-it?

Shumë faktorë mund të dobësojnë muskujt e legenit tek grate, veçnërisht gjatë lindjes, shtatzënisë, shtimit në peshë dhe plakjes. Dobësimi i këtyre muskujve mund të shpie në mospërmbajtjen urinare të organeve pelvike poshtë vaginës. Ushtrimet e Kegel-it forcojnë pjesën e pelvikut tuaj. Thuhet se këto rrisin kënaqësinë seksuale duke ndihmuar femrat të arrijnë orgazmë më të lehtë dhe të shpeshtë.

Gjetja e muskujve të Kegel-it

Para se të filloni me ushtrimet për forcim të msukujve, ju do të dëshironi të njihni nga afër se ku realisht gjenden ato muskuj. Pra, kushtoni rëndësi pjesës poshtë vaginës, kështuqë gjatë urinimit përpiquni të ndaloni rrjedhjen e urines e më pas lironi sërish. Këto janë muskujt që vihen në funksion!

Rutina e ushtrimeve të Kegel-it

Mos e teproni me ushtrimet e tepruara të Kegel-it, pasi kjo mund ti lodhë ato dhe të parandalojë përmbushjen e funksioneve të nevojshme. Sigurohuni që ti keni muskujt e barkut dhe shpinës të relaksuar përderisa ti bëni ushtrimet e Kegel-it, nëse edhe këto kontraktohen atëherë nuk jeni duke i bërë si duhet ushtrimet. Për më tepër, nëse ndjeni dhimbje barku apo shpine, kjo tregon se nuk jeni duke i bërë saktë ato.

Për aq kohë sa jeni duke i bërë ngadalë dhe serioz, ju mund të korrni shëndet dhe të përfitoni muskuj të fortë në më pak se 12 javë. Vetëm mos u dekurajoni nëse nuk shihni rezultate mënjëherë, këto lloj gjërash kërkojnë kohë dhe fokusim, pra ia vlen ti bëni…/kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.