A ishte prezent COVID-19 edhe në nëntor e dhjetor?

spot_imgspot_img

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë po prijnë me numrin e të prekurve nga COVID-19. E pikërshit nga ShBA-ja po lindin disa dilema nga ekspertët.

Dyshimet e tyre dhe të qytetarëve, janë se gripi që kaluam gjatë dimrit, mund të ketë qenë pikërisht Coronavirusi.

Ekspertët thonë se është e besueshme që koronavirusi erdhi në SHBA nga Kina para janarit, por sipas tyre duhen ende prova shkencore për ta vërtetuar këtë.

Si pasojë e gjendjes alarmante me të prekur, Amerika e ka të vështirë të angazhojë studiues për të zbuluar këtë. Por pritet me qetësimin e situatës të zbulohet më shumë mbi origjinën, kohën e përhapjes dhe mënyrën e veprimit të COVID-19 mbi trupin tonë.

Ndërkohë në rrjetet sociale, tashmë është hapur debati nëse gripi i muajve nëntor-dhjetor mund të ketë qënë koronavirusi i ri. Këtë dyshim e bazojnë në simptomat e ngjashme.

Donna Lee Collier, një zonjë në SHBA shkruajti në Facebook:

“Kush u sëmur në nëntor ose në dhjetor dhe “gripi” i zgjati 10 deri në 14 ditë, me kollë të rëndë që nuk largohej? Mjekët thanë se nuk ishte grip, por e quajtën infeksion të rëndë të frymëmarrjes. Zona jonë ka pasur një sezon “gripi sezonal” shumë agresiv, por të gjithë miqtë e mi kanë dalë negativ për testin e gripit.”

Këtij postimi ju përgjigjen edhe qindra njerëz duke pohuar këto dyshime.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Zbulo si të zgjidhësh keqkuptime në çift pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij të qartë dhe hapa të vegjël që e mbajnë lidhjen të sigurt.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Zgjidh materiale që zgjasin dhe shtreso me mend për ditë me diell, erë dhe shi mes Kosovës e Zvicrës. Udhëzues praktik për rehat dhe jetëgjatësi.

COVID dhe shtatzënia: planifikim i sigurt

Po planifikon shtatzëni pas COVID-19? Ja si të zgjedhësh kohën, përgatitjen dhe bisedat e duhura me mjekun e partnerin, që të nisësh e sigurt.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshtë për stilin e përditshëm

Shtresa, tekstura dhe kujdes minimal për lëkurën: si ta rifreskosh stilin e përditshëm në vjeshtë me rrobat që tashmë i ke, pa shpenzime të panevojshme.