19.2 C
Priština
More

    A është në rregull të vishemi në mënyrë sportive kur shkojmë në fakultet?

    spot_imgspot_img

    Mënyra se si vishemi është personale, por a e bëjmë gjithmonë zgjedhjen e duhur, për kohën dhe vendin e duhur? Ja përgjigjja në njërën nga dilemat qe kemi pothuajse çdo ditë.

    Kur është në rregull të vishemi në formë sportive kur shkojmë në fakultet?
    Prisni vajza! Prisni për aq gjatë sa mundeni. Sepse po shkuat njëherë e veshur ashtu, vështirë që do mund të heqni dorë nga rehatia që të ofrojnë veshjet sportive. Dhe, kaq të parehatshme i keni xhinset dhe pantollonat e shkurtra? Përveç kësaj, koha gjatë të cilës bëhemi gati na ndihmon ta përballojmë më lehtë diten dhe mësimet në klasë.

    Ka shumë veshje sportive që janë të këndshme dhe elegante, dhe që do të dukeshit mirë me to edhe në shkollë, në mbëmje me miq, madje edhe në takime nëse dini ti kombinoni ato drejtë, me një bluzë të mirë, sandale dhe xhaketë nga lëkura.

    A ka ndonjë dallim në mënyrë se si duhet të vishemi në ‘bachelor’ nga ajo në ‘master’ ?
    Gjëja më e mirë e të veshurit në ‘bachelor’ është se aty nuk ka rregulla se si duhet të vishemi. Asnjë rregull! Madje mund të shkoni edhe lakuriq nëse doni. Nuk themi se duhet ta bëni, por koha e fakultetit është koha kur ju mund të eksperimentoni me dukjen tuaj dhe të mos shqetësoheni aspak për atë se çfarë është e përshtatshme.

    Gjërat ndryshojnë kur ju kaloni në shkallën ‘master’ , sepse shumë nga profesorët punojnë në fushat ku dhe ju pretendoni të punoni (çfarëdo qofshin ato fusha, biznes, drejtësi, mjeksi) dhe ata kanë lidhje dhe mundësi që të ju ndihmojnë për të gjetur punë pas diplomimit. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të visheni çdo ditë sikur shkoni në intervistë pune, por sipas jush kush ka më shumë mundësi të rekomandohet për ndojnë punë: ai që ka ardhë i veshur në mënyrë sportive, apo ia që dukej se kujdeset më shumë për vetën dhe që rezultonte më elegant. Të veshurit në mënyrën e përshtatshme tregon se ju keni respekt për vetën tuja dhe punën që nesër pretendoni ta bëni.

    Cila është mënyra më e mirë e veshjes në fakultet?
    Në realitet nuk ka ndonjë trend se si të vishemi në faklutet, por janë disa kombinime vërtetë të përshtatshme:
    Xhinset me ngjyrë hiri: kush nuk do ndjehej mirë në një palë të tilla.
    Qantë shpine: ka shumë të tilla jo sportive, ndryshe prej atyre që jemi mësuar ti shohim.
    Trikot e gjëra- të lirshme:
    ato janë të mëdha dhe komode, por shumë elegante kur vishen me zhinse të ngushta ose pluzë të ngushtë dhe të shkurtër.
    Xhaketë të nga leshi: kjo do ju bëjë të ndjeheni mjaftë të lirshëm.
    Atletet: janë më elegante se sa sandalet e plazhit dhe më të rehatshme se sa këpucët pa take dhe sigurisht edhe më shumë të rehatshme se sa ato me take të lartë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...