A është keq të konsumosh të njejtin ushqim çdo ditë?

spot_imgspot_img

Nëse menyja jua e të ushqyerit përsëritet çdoherë, atëherë trupi juaj mund të goditet me ndonjë pengesë. Njerëzit që hanë ushqime të njejta pa ndërprerë priren të jenë më pak të shëndetshëm se sa ata që përpiqen për shumëllojshmëri, sugjerojnë hulumtimet e fundit në revistën Nutrition.

Në studim, pjesëmarrësit të cilët konsumojnë një game të gjërë të ushqimeve kishin 21% më pak gjasa për të zhvilluar sindromin metabolic – si presioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak, rritja e yndyrës në trup, gjë që rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe diabetit.

Personat që kishin shumllojshmëri në të ushqyerit kishin më pak gjasa të kenë tension të lartë të gjakut si dhe ishin më të prirur të kenë perimeter të shëndetshëm të belit.

Por prisni, a nuk thuhet se është më mirë të hash ushqimin e njejtë? E pra, po. Hulumtimet kanë treguar se të hahet lloj më i vogël i ushqimit ndihmon në humbjen e peshës.

“Me më pak opcione, ka më pak tendencë që të hani ushqime tjera” – thekson këshilluesi nutricionist Alan Aragon.

Këtu është një gjë dhe pse: ky studim është i paraparë për njerëzit që janë të mërzitur me ushqime të njejta që u rekomandohen nga udhëzimet e dietave për amerikanët si – gjëra të mira si fruta, perime, drithëra dhe qumësht me më pak yndyrë.

Por studimet më të hershme që kanë zbuluar se të hash ushqimet e njejta mund t’ju ndihmojnë të humbisni peshë, janë fokusuar tek njerëzit që konsumojnë të gjitha llojet e ushqimeve, duke përfshirë edhe ushqimet e pavlefshme të mbushura me sheqer dhe yndyrëra jo të shëndetshme.

Pra, ka kuptim kur themi se shumëllojshmëria është një gjë e mirë sepse ju bën të zgjedhni gjërat më të mira të shëndetshme, se sa konsumimi i ushqimeve që është i dëmshëm për trupin.

Megjithatë, të përpiqeni të hani shtatë lloje frutash dhe perimesh të ndryshme si dhe drithëra në dietën tuaj çdo ditë, mund të jetë tërësisht rraskapitëse.

Pra, përpiquni që të pasuroni dietën tuaj me shumëllojshmëri të frutave dhe perimeve si dhe drithëra, qumësht me pak yndyrë, protein dhe yndyrëra të mira, thekson Aragon.

Pastaj gjatë javës, përpiquni që të merrni dy lloje të ushqimeve të ndryshme nga secili grup, si banana dhe boronicë, apo oriz dhe drithëra, me qëllim që të begatoni shumëllojshmërinë e ushqimit tuaj, thotë Aragon./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.