A e tradhëtoni partnerin online?

spot_imgspot_img

Nuk ekziston lidhja apo martesa ideale mirëpo ekzistojnë shumë stereotipe kur shumë shpejt iritoheni nga partneri juaj dhe eksitimin e kërkoni diku tjetër.

Të gjithë neve në fillim të lidhjeve na mungon eksitimi. Këmbimi i letrave më dikë “online” nga i cili kërkojmë emocionet që na mungojnë në lidhjen reale, gjithnjë e më shpesh ndodh në lidhjet e sotme dhe në të shumtën e rasteve nuk konsiderohet si tradhëti. Një studim i fundit tregon se rreth 46% e meshkujve e konsiderojnë këtë lidhje “online” si lloj i tradhëtisë.

Arsyeja pse në lidhjet “online” nuk shikohet njejtë si tradhëti klasike qëndron në atë se është shumë e thjeshtë dhe e përhapur. Tradhëtia kërkon shumë kohë, planifikim, fshehtësi etj. Ndërsa tek këmbimi i letrave, gjithçka është e lehtë dhe e thjeshtë andaj edhe nuk konsiderohet si tradhëti.

Tradhëti është çfarëdo këmbimi i intimitetit me një person tjetër me të cilin kaloni më tepër kohë se sa me partnerin tuaj në kohë reale, mendoni pse e bëni atë dhe si mund të ndikojë ajo tek ju.

“Shkruarja” me dikë mund të zgjasë shkurtë mirëpo mund edhe të krijojë një lidhje intensive që mund të ju bëjë të ndjeheni prap e dëshiruar.

Nëse nuk jeni të sigurta, ja shenjat se sjellja juaj në fakt është tradhëti “virtuale”:

Me këtë person ndani gjëra që nuk do mund të ndahen me partnerin tuaj, përfshirë edhe frigat, qëllimet dhe ëndrrat tuaja.

Kur diçka interesante ju ndodh, ai/ajo është personi i parë të cilit do i lajmroheni.

“Rregulloheni” për atë person qoftë edhe nëse dërgoni një fotografi të thjeshtë.

Flisni rreth partnerit tuaj dhe pakënaqësisë ndaj tij, shpesh duke e tepruar në shprehjen e anëve negative të lidhjes suaj.

Jeni emocionalisht e varur, ndjeheni shkëlqyeshëm kur shkruani dhe mërzitshëm kur nuk ka komunikim.

Pasi të zgjoheni, njëherë kontrolloni në celular mos ju keni thirrje nga ai person apo nëse ka postuar diçka të re në rrjetet sociale. Gati se tërë ditën mendoni për atë person./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Moda | Materialet dhe qëndrueshmëria: udhëzues i thjeshtë për të dalluar fibra dhe zgjedhje afatgjata

Një udhëzues i thjeshtë për të kuptuar dallimin midis fibrave, ndikimin mjedisor dhe si të bëni zgjedhje blerjeje dhe mirëmbajtjeje që zgjasin veshjet.

Kopshti — larja dhe ruajtja e rrobave: teknika të shpejta për ta mbajtur garderobën si e re

Udhëzues praktik për të lani, tharë dhe ruajtur rrobat në mënyrë që garderoba të duket si e re, me këshilla mbi përdorimin dhe magazinimin e produkteve të larjes në mënyrë të sigurt.

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.