4.4 C
Priština
More

    A e dini se çfarë është Podologjia?

    spot_imgspot_img

    Në Kosovë Podologjia është një degë e re dhe është hera e parë që është hapur një ordinancë e cila trajton këto sëmundje. Ka shumë njerëz që vuajnë me sëmundje të ndryshme të shputave të këmbëve dhe deri më tani nuk ka pasur Terapeutë të specializuar për këtë drejtim, unë Teuta Bakija – Podologe kam vendosur që pas përfundimit të studimeve në Gjermani të kthehem dhe të kontriboj vendit tim në këtë lëmi. Më poshtë do të keni mundesi të kuptoni më shumë rreth problemeve që shëron podologjia.

    Çka është Podologjia?

    Çdo njeri në jetën e tij ecën 120.000 km që do të thotë gjatë jetë së tij i rrotullohet botës tre herë. Faraonët në Egjiptin e lashtë si dhe Hipokrati (babai i mjekësisë) në kohën e vetë trajtuan problemet e këmbeve te ushtarët që kishin probleme.

    Çka është Podologjia/Podoterapia?

    Podologia si degë e mjeksisë merret me trajtimin mjekësor të këmbës, veçanërisht me trajtimin e shputave të personave që vuajnë nga sëmundja e Diabeti. Shkencërisht fjala Podologi rrjedhë nga gjuha greke (Podo”s = Shputa / Këmba dhe Logie (logos) = Shkencë), rrjedhimishtë Podologjia d.m.th. shkenca që studion shputen e këmbës. Në përgjithësi podologët punojnë në parandalimin dhe rehabilitimin e këmbëve me plagë.

    SHPUTA E KËMBËS

    Shputa e këmbës përbëhet nga njëzet e gjashtë (26) eshtra, tidhjetë e tre (33) nyje njëqind e shtatë (107) tendina (tendina e Akilit) dhe nëntëmbëdhjetë(19) ligamente. Këmba si gjymtyrë është shumë e komplikuar por njëkohësisht dhe shumë e nevojshme për jetën e njeriut. Pa këmbë nuk mund të ecim, e kur nuk mund të ecim krijohen sëmundjet si sindroma metabolike. Nëse kemi probleme në të ecur mund të keni ç’rregullime që nga gjunjët e deri te koka.

    Disa nga simptomat të cilët njerzit mund të kenë nëse kanë problem me këmbë janë problemet me gjunjë deri te nofulla, e kjo shkaktohet nga ecja jo e rregullt (shtrembur). Ecja jo e rregullt është me milimetra dhe personi nuk e vë re, por gjatë jetës trupi këto milimetra gjatë gjithë kohës detyrohet që të i balacoi dhe për këtë arsye me kalimin e moshës krijohen problem siç është Arthosa në gjunj, kuka ose problem me shpinën.

    Problemet më të mëdha të cilat mund të krijohen janë plagët te personat që vuajn nga sëmundja e diabetit e cila dëmton nervat dhe arteriet. Prandaj, nga dëmtimi i nervave personat me diabet nuk ndjejnë ecjen, ata ecin në mënyrë të çrregullt(shtrembur). Rrjedhimisht, nga ecja e çrregullt këta persona i japin presion shputes në vendin e gabuar ku nuk është e paraparë mbajtja e presionit dhe ferkimit dhe si rezultat krijohet lekura e fortë. Nëse kjo situatë vazhdon pa u trajtuar mund të krijohet plaga (ulcera) dhe deri te amputimi. Rreziku që të vuajmë nga ky fenomen është pesëmbëdhjetë herë më i lart te personat që vuajn nga Diabeti se te njerëzit tjerë. Si rezultat, për të parandaluar një situatë të tillë nevojitet vizita të rregullta te podologu.

    Çfarë bënë Podologjia/Podologi?

    • Testet Biomekanike – Testet e lëvizjes së gishtërinjëve dhe këmbes, analiza të ecjes së njerëzve.
    • Testet te personat me diabet për neuropati me piru “Vibration Rydell-Seifer- Test”.
    • Trajtim të kallusëve (të njohur si zhulave)
    • Trajtim të lëkures së fortë (Callositas)
    • Trajtim të lyrthave (Verruca vulgaris)
    • Trajtim të thonjëve mikotik, kpurdha (Onychomykose)
    • Trajtim të thonjëve që kanë hyrë në mish pa intervenim kirurgjik, me telat Ross-Fraser (Orthonyxie).
    • Orthose nga Silikoni për të korrigjuar ose reduktuar fërkimet dhe largimin e dhimbjes të gishtërinjëve të derformuar (Hallux valgus, Quintus varus, Digitus malleolus, Digitus flexus, Digitus superduktus)
    • Trajtim të ulçerave apo plagëve diabetike në konsultim me Diabetologun (Ulcus cruris, malum perforanc pedis)
    • Mbarimi i shtresave ortopedike (Pes valgus, Pes varus)
    • Akupunktur të këmbëve pa gjilpëra por vetëm me masazhë – një trajtim me origjinë Kineze.

     

    Temat të cilat mund të trajtohen në të ardhmen:

    • Shputa e rrafshtë (Dyztaban)
    • Shputa e zbrazet (Pes cavus)
    • Hyrja e thonjëve në mish (Unguis incarnates)
    • Problemet të krijuara në shputë nga Diabeti
    • Trajtim të thonjëve mikotik (Onychomykose)
    • Verruca vulgaris plantaris
    • Plantar fascitis
    • Metatarsalgie
    • Morton neuroom
    • Hallux valgus
    • Hallux rigidus
    • Pes varus

    Temen e ka pergatitur dr. Podologe – Teuta Bakija, me qëllim që të informohemi sa më shumë mbi këtë degë të re.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...