Kjo lloj orgazme quhet reaktive dhe përfshin ndarjen e ejakulimit (lëngut të bardhë) nga uretra, në kohën e orgazmës së fortë femërore. Disa femra që kanë përjetuar këtë lloj orgazme gjatë raportit seksual me partnerin e tyre, kanë filluar të frikohen dhe turpërohen për shkak se nuk po arrijnë të kuptojnë plotësisht se çfarë po ndodhë me ta.

Për disa meshkuj kjo lloj orgazme femërore paraqet dëshmi të drejtpërdrejtë se ai ka qenë në gjendje që ta kënaq dhe përmbushë partneren e tij. Edhe për femrat kjo lloj orgazme është më e mirë se ajo vaginale apo klitorale, apo të dyja në të njejtën kohë. Në vazhdim, do të përpiqemi të ju ndihmojmë si të përjetoni emocione seksuale, me anë të disa këshillave fantastike për orgazmën “reaktive”.

Sipas rregullës, orgazma e tillë arrihet me stimulimin e duhur të G pikës. Por, kjo nuk është e gjitha, edhe klitorisi duhet të stimulohet shumë. Seksologët rekomandojnë që të fillohet me një paralojë të gjatë deri sa të ngrohen partnerët me njëri-tjetrin. Pasi të arrihet eksitimi në maksimum, është e nevojshme që mashkulli të penetrojë gishtin tregues brenda vaginës. Lëvizja e gishtit duhet të jetë shumë intenzive dhe e shpeshtë. Nga ana tjetër, femrat nuk duhet vetëm ti gëzohen kësaj kënaqësie, por mund të përkëdhelin klitorisin për një ndjenjë edhe më të fuqishme.

Hapi tjetër është raporti seksual. Pozita më e mirë për të arritur këtë lloj orgazme është pozita misionare, nga prapa, por mos harroni që pavarsisht cilën pozitë të përdorni, stimulimi i klitorit është mëse i nevojshëm. Nëse veproni siç duhet, do të ndjeni kënaqësi të pabesueshme dhe orgazma i afrohet lumit apo derdhjes (në kuptimin se orgazma është e ngjashme me urinimin). Mos u kufizoni aspak, nëse dëshironi të kënaqeni, atëherë edhe e meritoni një gjë të tillë!

Një pyetje e arsyeshme. Ndoshta është vetëm një mbivlerësim?

Siç e kemi parë qartë – ky është një lloj manifestimi. Ndjesia gjatë orgazmës rrjedhëse, është aq e mirë dhe e thellë, kjo lloj orgazme nuk përfshin vetëm organet gjenitale, por shtrihet në tërë trupin duke shkaktuar një shpërthim nuklear, duke na bërë që të harrojmë gjithçka përpos kënaqësisë. Kohëzgjatja e orgazmës “rrjedhëse” është më e gjatë se asaj normale. Nëse gjatësia mesatare e orgazmës klitorale është 1-5 sekonda, vaginale 7-10 sekonda, orgazma rrjedhëse mund të zgjasë për disa minuta me rradhë.

Orgazma rrjedhëse ju bën të largoni energjinë negative dhe ndikon që të ndjeheni më të relaksuar. Ju duhet një kohë deri në harrimin e kësaj ndjesie, është aq e fortë saqë ju dridhen gjunjtë dhe ndjeni një emocion të papërshkrueshëm.

Ekzistojnë disa arsye në lidhje me injorancën mashkullore të cilët mendojnë vetëm për veten e tyre. Njëra është se shumë meshkuj kanë njohuri të dobët rreth natyrës femërore, veçanërisht organet gjenitale. Por njohja anatomike nuk është e vetmja gjë me rëndësi, partneri thjeshtë duhet të jetë në gjendje për të zotëruar teknikat e caktuara dhe pozicionet e duhura.

Arsyeja e dytë e zakonshme është mungesa e besimit në partnerin. Nëse femrat nuk besojnë partnerin e tyre, ato nuk janë në gjendje që të lëshohen plotësisht gjatë aktit. Barrierat e brendshme psikologjike mund të shkaktojnë pengesë apo mos arritje të orgazmës rrjedhëse. Ndjenja e kësaj lloj orgazme është njëlloj sikur dëshira e flaktë për të shkuar në banjo për urinim. Femrat që arrijnë këtë lloj orgazme, ndjehen disi të hutuara dhe me qëllim e kufizojnë veten duke mos ditur se çfarë po humbasin.

kosovarja.ch