A e dini që kapelat nuk ju ndihmojnë nga dielli sa edhe ju mendoni?

spot_imgspot_img

Është sërish ajo kohë e vitit kur kapelat janë në modë si armë që luftojnë kundër rrezeve UV. Por, a ofrojnë me të vërtetë shumë mbrojtje nga efektet e dëmshme të diellit?

Ndoshta pak, por definitivisht nuk është e mjaftueshme saqë të harroni të përdorni kremin me factor mbrojtës SPF në ftyrën tuaj si dhe në zonat e ekspozuara të trupit. “Të bartësh një kapele ofron hije të mënjëhershme, gjë që rrit faktorin tuaj total të mbrojtjes nga dielli për të paktën 10”. Pavarsisht faktit se a bartni kapele apo jo, ju duhet patjetër të aplikoni krem me factor mbrojtës të pakten me SPF 30 sepse drita ultravjollcë reflekton tërë sipërfaqet e trupit.

Kapelat e gjera që rrethojnë tërë kokën, mbulojnë fytyrën, pjesën e prapme të qafës dhe pjesët anësore të saj, ofrojnë mbrotje më të mirë. Kapelet e bejzbollit, nga ana tjetër mund të mbulojnë vetëm ballin tuaj dhe gjysmën e fytyrës, duke e lënë pjesën më të madhe të ekspozuar nga dielli. Kapelet që janë të endura fort prej pëlhure në përgjithësi ofrojnë mbrojtje më të mirë se sa kapelet kanavecë dhe prej kashte.

Rekomandohet të kërkoni për brende apo marka që bartin kapelet me një numër të faktorit mbrojtës ultrravjollcë, si Coolibar.  Një veshje e caktuar mund të ketë vlerësimin më të ulët të UPF-së 15, ndërsa më e larta është 50+.

Keni kujdes se dielli më i fortë është gjatë kohës 10:00 në mëngjes deri 3-4 pasdite. Dhe, përderisa kapelet ju ofrojnë sadopak mbrojtej nga dielli në ditët e nxehta, sygjerohet që ti bartni ato edhe në ditë me diell po edhe në ditë me shi – pasi ofrojnë mbrotje direkte nga rrezet e diellit. Ju duhet të mbani kapele në vende ku eksposoheni më shumë nga dielli si në anije apo në plazh, por është mirë që ta mbani kudo që ecni rrugës, thekson Shamban.

Në ditët me shi, rrezet e diellit janë më të shpërndarë, gjë që e bën më të vështirë për t’ju mbrojtur tërë fytyrën tuaj, qafën dhe veshët me një kapele. Kjo është arsyeja pse duhet të përdorni prap se prap factor mbrojtës.

Përfundimi: nuk ka asnjë arsyetim që e bën të duket në rregull tejkalimin e faktorit mbrotjës. Faktori mbrojtës si mbrojtje nga dëmtimi i rrezeve ultravjollcë është numri që mund të ndryshojë mënyrën e moshimit tuaj. Ju duhet të përdorni të njejtën sasi në fytyrën tuaj, pavarsisht nëse jeni duke bartur ndonjë kapele apo jo./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Showbiz: Si të përgatiteni për një festival kulturor — ushqime praktike dhe snacks për familje

Udhëzime praktike për të përgatitur ushqime dhe snacks të thjeshta, të ndara dhe të respektshme për familjen para dhe gjatë pjesëmarrjes në një festival kulturor.

Pastrim dhe organizim: udhëzime praktike për të krijuar një kënd studimi për vetëm një fëmijë

Udhëzime praktike për të organizuar dhe pastruar një kënd studimi për vetëm një fëmijë, me fokus të veçantë në sigurinë nga kimikatet dhe menaxhimin e produkteve të pastrimit.

Flokët: Rutina e thjeshtë e kujdesit të trupit për flokë të fortë dhe lëkurë koke të shëndetshme

Udhëzime praktike dhe të thjeshta për një rutinë të përditshme që forcon flokët dhe ruan lëkurën e kokës, me sugjerime për verë, pishina dhe stilim pa dëmtime.

Femra: Si të përgatiteni për një festival kulturor — udhëzime praktike për veshje, ushqim dhe familje

Udhëzues praktik për gratë që planifikojnë të marrin pjesë në një festival kulturor: si të zgjidhni veshjen e duhur, të menaxhoni ushqimin dhe të përgatiteni me fëmijë, duke respektuar traditat dhe rregullat e organizatorit.