Avantazhet dhe disavantazhet e lindjes në ujë

spot_imgspot_img

Në vendet e zhvilluara gjatë njëzet viteve të fundit të shekullit të 20-të ka filluar praktika e lindjes në ujë. Nga pikëpamja e nënave lindja në ujë konsiderohet më pak e dhimbshme, dhe nga pikëpamja e fëmijës e bën tranzicionin më të qetë nga rrethi i ngrohtë në mjedisin e nënës në ajër dhe në këtë mënyrë shmang “shokun natyror të fëmijës”. Por nga pikëpamja e fëmijës, ekziston një frikë që fëmija mund të thith ujin e cila mund t’ia zënë frymën.

Avantazhet / Përparësitë nga lindja në ujë:

  • kontraktimet janë më pak të dhimbshme,
  • nënat do të ndjehen më mirë,
  • lindja është më e shpejtë,
  • nevoja për më pak fonde për lehtësimin e dhimbjes.

Disavantazhet / Mangësitë nga lindja në ujë:

  • Infeksione të mundshme të foshnjës me ujë nga vaska,
  • gjakderdhje e rritur e mundshme e shkaktuar nga uji i nxehtë,
  • rënie e shtypjes së gjakut të nënës për shkak të zgjerimit termik të enëve të gjakut,
  • monitorimi i foshnjës i vazhdueshëm është i vështirësuar,
  • aparati standard për monitorimin e të rrahurave të zemrës së foshnjës (CTG) në ujë nuk është i përdorshëm,
  • ndërhyrjet për nënat në periudhën e lehonisë II janë të vështirësuara (si për shembull prerja e Perineum),
  • Infeksioni më i mundur i stafit (HIV, hepatiti),
  • anestezioni epidural nuk është i mundur.

Parakushte për lindjen në ujë:

  • tek anomalitë e ndryshme dhe kërcënimet e foshnjës lindja në ujë nuk është e pranueshme (fëmija i madh, pozita jo e drejtë e foshnjës, shtatzënia me binjakë, lindja e parakohëshme, …),
  • lindja në ujë mund të kryhet vetëm në spitale të pajisura në mënyrë adekuate,
  • gjatë lindjes në uj, nënës i duhet të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme të mamive, dhe kur ndodh periudha e II e lindjes duhet të jenë të pranishëm së paku dy persona. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.