Gjërat që do dëshiroja ti thoja vetes time më të re

E nderuara vetja ime 16 vjeçe, vetëm prit!

Do të shohësh se jeta është diçka e papritur dhe e papërshkrueshme. Andaj është më mirë mos të presësh por të jetosh. Ti je kompetente të definosh se çfarë është e mjaftueshme për ty.

Jeta nuk është lineare. Rrugëtimi yt do të jetë përplot udhëkryqe, probleme, prerje, ndërprerje, pengesa dhe shpesh do të kesh rrugë të hapur. Do të ketë kohë që nuk do e dish se ku ndodhesh, mirëpo unë të them se je mu aty ku duhet të jesh.

Nuk dua të ligjeroj mbi atë se çfarë mund të bësh ndryshe, kjo është rruga jote dhe mund të bësh çfarë të duash me të pasiqë je e përgatitur.

Je e fortë sa duhet, e mençur, e guximshme, andaj duaje veten dhe të tjerët përreth.

Ajo që dua të të them janë disa fjalë urtësie që dua ti mbash mend, ja ku janë…

1. Fillo çdo ditë duke u faleminderuar. Ti e zgjedh ushqimin për zemrën dhe shpritin tënd andaj ushqehu me fjalë dhe ndjenja të mira.

2. Kujdesu për shëndetin, trupin dhe mendjen tënde. Qeshu, lëviz, luaj, kërce, këndo, stërvitu, medito, dëgjo, flej, lexo, mëso, shkruaj dhe ndaj momentet me të dashurit e tu.

3. Gjeje fisin tënd. Gjeji ata njerëz që të kuptojnë dhe të ndihmojnë që të rritesh.

4. Dashuro lirshëm. Vlerëso veten, cila je dhe çfarë mendon. Kurrë mos e diskuto kompromisin me karakterin tuaj.

5. Keni të drejtë për siguri emocionale dhe fizike.

6. Mbaje një qëndrim që është si sëmundje ngjitëse. Kultivo një shpirt të begatë, kënaqu me atë që ke.

7. Dil jashtë. Bëj gjumë nën yjet, ec këmbë zbathur në plazh, rri e qetë sa të dëgjosh këngët e zogjve, me një fjalë bëhu më natyror.

8. Përfshihu. Bëj gjëra që ndihmojnë të tjerët. Bëhu një banor i zellshëm i këtij planeti.

9. E tashmja është gjithçka që ke andaj shfrytëzoje.

10. Kënaqu me të gjitha që ke për momentin sepse në momentin tjetër mund t`i humbasësh.

11. Ti je e mjaftueshme për veten, andaj duhet të jesh komod nën lëkurën tënde.

kosovarja.ch