Faleminderit burrë

spot_imgspot_img

Burri im i dashur,

Nuk mendoj se është mjaftueshëm, por të falenderoj.

Faleminderit për ardhjet në shtëpi çdo ditë nga ditët e gjata të punës në zyrë dhe duke më lënë mua në përçartje dhe në stres. Ti nuk ke nevojë të dish se si vajza jonë më e madhe nuk arrin të bëhet gati në mëngjes sepse fustani i saj i preferuar nuk është i larë dhe se është dashur të kaloj orë të tëra duke kërkuar për ndonjë gjësend të vajzës së dytë sepse nuk e zë gjumi pa atë. Ti nuk ke nevojë të dish se sa shkatërruese ishte për mua darka, një katastrofë e vërtetë sepse askush nuk e pëlqeu dhe se është dashur të gatuaj tri herë rradhazi deri sa të gatuaj diçka të ndryshme që e hanë të gjithë. Ti nuk ke nevojë ta dish se unë punoj me orar të plotë nën stres të vazhdueshëm rreth punëve të shtëpisë dhe kujdesit ndaj tre fëmijëve.

Dhe, për më tepër, ti më dëgjon çdo natë ankesat dhe shqetësimet e mia. Ti zgjohesh gjithmonë para se të fillojë rrëmuja në shtëpi dhe arrin nga puna pasi të përfundojë kaosi i vërtetë. Shpesh herë harroj të të pyes se a ke edhe ti vallë ditën tënde aq të ngarkuar sa unë timen? Por, kohët e fundit ke ecur mbi këpucët e mia për disa ditë rresht kur unë duhej të udhëtoja në një udhëtim. Kam pritur çdo moment ndonjë thirrje telefonike në fund të ditës duke më thënë se sa i stresuar ke qenë duke u kujdesur ndaj fëmijëve. Por, ti nuk e ke bërë këtë.

Ti nuk mke thirrur për të më thënë se fëmija më i vogël i ka hedhur anembanë shpagetat në dysheme, apo se nuk ke mundur ta ndëgjosh ndonjë conference nga shtëpia si rezultat i çmendurisë së fëmijëve dhe zemërimit të çstit. Ti nuk ma ndërpreve fundjavën time duke më shqetësuar me gjithë atë kaos.

Faleminderit për këtë.

U ktheva natën vonë të dielën, dhe pash fëmijët të shtrirë nëpër shtretërit e tyre. Ti, gjithashtu ishe duke fjetur – i gatshëm për tu zgjuar herët në mëngjes sepse të presin punë. Ditën tjetër, u zgjova nga gjumi duke u hedhur vajzat e mia mbi shtrat. Ata më treguan se sa këndshëm kishin kaluar këtë fundjavë dhe të dhanë vlerësime nga më të mirat. Ti i ke shetitur nëpër sheshe lojërash, në darka të ndryshme, shetitje për akullore. Madje i ke lënë të qëndrojnë deri vonë për të parë ndeshjen e futbollit.

E ke tejkaluar fundjavën me lehtësi dhe fare pa ankesa. Faleminderit që më lejove të qëndroj për disa ditë pa ankesa dhe presion të vazhdueshëm nga rutina ime e përditshme. Ti më mbushe me bateri dhe lejove që të kthehem me një buzëqeshje të pafund.

Fëmijët tanë janë me fat që kanë një baba si ti. Dhe, unë jam me fat që të kam pranë vetes, gjithashtu.

Të dua,

Gruaja yte

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rregullimi i shtëpisë: Riorganizoni ndriçimin dhe pajisjet për kursim të energjisë pa premtime të sakta financ

Si të riorganizoni ndriçimin dhe pajisjet në shtëpi duke ulur përdorimin e energjisë me hapa praktikë dhe pa premtime financiare, duke i dhënë prioritet sigurisë ndaj kimikateve dhe pajisjeve.

Trend: Kombinime praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — ide të stilit për ditë me shi dhe diell

Ide praktike dhe të qëndrueshme për të kombinuar veshjet kur moti ndryshon rrëmujshëm ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Udhëzime shtresash, zgjedhje materiali dhe këshilla për ditë me shi dhe me diell, duke marrë parasysh synimet e ekonomisë rrethore të tekstileve

Veshmbathje: Shtresa praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — ide për gra dhe familje

Si të vishni me shtresa për ditë me mot të paqëndrueshëm në Kosovë dhe Zvicër: zgjedhje materiali, mirëmbajtje dhe zgjidhje praktike për gra dhe familje duke pasur parasysh qëndrueshmërinë.

Recetë tradicionale shqiptare: Qoftet e përshtatura — version modern për drekë familjare

Një qasje e përditësuar e qoftes tradicionale: variant me përbërës më të larmishëm dhe këshilla higjienike për një drekë familjare të sigurt dhe më të shëndetshme.