Zbulimi i parregullsive gjinekologjike nuk nënkupton më të keqen

spot_imgspot_img

Kontrollet e rregullta gjinekologjike nuk janë edhe aq të sikletshme sa mund të jenë zbulimet që vinë prejt tyre më pas. Në kohën kur karcinomët ndodhen kudo, ndjenja e parë që e kemi është paniku. Andaj, mos u shqetësoni se zbulimi i parregullsive nuk nënkupton më të keqen.

Një është e sigurtë. Duhet rregullisht të vizitoni mjekun dhe të kontrolloheni si dhe të përcjellni udhëzimet e mjekut. Nëse ju ndodh të keni sekretim vaginal ndërsa nuk e keni pritur, mos bëni panik. Gjinekologu do ua shpjegojë se çfarë nënkupton kjo dhe si shërohet.

Kur PAP testi nuk është edhe aq i rregullt, nuk do të thotë se ju ka sulmuar kanceri. Bëhuni e qetë dhe përcjellni udhëzimet e gjinekologut tuaj. Duhet të dini disa gjëra për këtë test dhe çfarë duhet të bëni pas tij.

Gjinekologu juaj do ju testojë për HPV, sëmundje e cila është seksualisht e transmetueshme dhe që është përgjegjëse për 99% të rasteve të kancerit në qafën e mitrës.

Nëse rezultatet e HPV janë negative, mjeku juaj do të supozojë se rezultatet e PAP testit nuk tregojnë asgjë të keqe mirëpo duhet të përcillet situata. Kjo nënkupton kontrolle të paktën në gjashtë muaj apo një herë në vit.

Nëse rezultatet e HPV tregojnë rrezikshmëri të lartë, mjeku juaj do të përcaktohet për kontrolle në çdo tre muaj apo gjashtë. Kjo do të ndohë nëse jeni në të njëzetat dhe trupi juaj mund të luftojë me HPV-në. Mirëpo nëse jeni në dekadën e tretë atëherë mjeku do ju udhëzojë për kolposkopi, ku më detalisht do të ekzaminohet qafa e mitrës. Nëse haset në diçka të pazakontë, merren kampion nga indi për biopsi.

Nëse rezultatet e kolposkopisë tregojnë se ndryshimet janë benigne dhe të intenzitetit të ulët, sipas të gjitha gjasave do të duhet më shpesh të bëni PAP testin, një herë në gjashtë muaj.

Nëse rezultatet e kolposkopisë tregojnë ndryshime të konsiderueshme, kjo gjë kërkon largimin e qelizave të sëmura, sepse nëse nuk largohen ato- ekziston rreziku që brenda një viti ndryshimet të zhvillohen në kancer në qafën e mitrës.

Kur arrijnë rezultatet, mjeku do ju informojë për hapat e ardhshëm.

E juaja është të mos harroni se sa të rëndësishme janë kontrollet gjinekologjike dhe se PAP testi është vija juaj e parë e mbrojtjes kundër kancerit të qafës së mitrës./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Moda | Materialet dhe qëndrueshmëria: udhëzues i thjeshtë për të dalluar fibra dhe zgjedhje afatgjata

Një udhëzues i thjeshtë për të kuptuar dallimin midis fibrave, ndikimin mjedisor dhe si të bëni zgjedhje blerjeje dhe mirëmbajtjeje që zgjasin veshjet.

Kopshti — larja dhe ruajtja e rrobave: teknika të shpejta për ta mbajtur garderobën si e re

Udhëzues praktik për të lani, tharë dhe ruajtur rrobat në mënyrë që garderoba të duket si e re, me këshilla mbi përdorimin dhe magazinimin e produkteve të larjes në mënyrë të sigurt.

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.