Revolucion apo rrezik? Është aprovuar viagra e parë “femërore”!

spot_imgspot_img

17 vite pasi është aprovuar ilaçi i parë për mosfunksionimin erektil tek meshkujt, Drejtoria amerikane për ushqim dhe barëra FDA, të martën ka aprovuar edhe ilaçin për dëshirën e vogël seksuale tek femrat.

Ilaçi me emrin Addyi duhet të shërojë defektin e dëshirës hipoaktive seksuale (HSDD) tek femrat në paramenopauzë, bëhet fjalë për ilaçin që FDA e aprovoi për të trajtuar çrregullimet e dëshirës seksuale.

FDA ka aprovuar ilaçin me paralajmërimin e efekteve të mundshme anësore sikurse tensioni i ulët i gjakut dhe humbja e vetëdijes, posaqërisht nëse ilaçi konsumohet me alkool.

Bëhet fjalë për përparimin më të madh në medicinën e shëndetit femëror, që nga zbulimi i kontracepcionit. Me këtë ilaç legjitimohet rëndësia e seksualitetit tek femrat, si komponentë e rëndësishme e shëndetit.

Megjithatë, shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve Qytetari Publik parashikon se ilaçi të hiqet nga përdorimi në afat prej disa viteve pasiqë përmban rrezik të madh ndërsa sjell dobi të vogël.

Ilaçi i kompanisë Sprout Pharmaceuticals është rrefuzuar dy herë- gjegjësisht më 2010 dhe 2013- ndërsa tani FDA ka aprovuar Addyi pas presioneve të disa kompanive për lobim, me kusht që konsumatorët të paralajmërohen për rrezikun e mundshëm.

Femrat që gjatë studimeve klinike kanë marrë Addyi, në muaj kanë përjetuar mesatarish një ndjesi të kënaqshme seksuale më tepër se femrat që kanë konsumuar placebo. Përkrahësit e ilaçit thonë se bëhet fjalë për arritje të madhe, ndërsa kritikët thonë se rreziqet e mundshme i tejkalojnë dobitë.

Cili është mendimi juaj?

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Darkë vegjetariane për buxhet të kufizuar: ide të shpejta dhe të thjeshta familjare

Një udhëzues praktik për të përgatitur darka vegjetariane që nuk konsumojnë shumë para: parime ushqimore të WHO, ide me drithëra, bishtajore dhe perime stinore, dhe rregulla të thjeshta higjienike.

Rubrika e yjeve, 31 gusht 2026: një përmbledhje argëtuese për 12 shenjat

Një horoskop argëtues për 31 gusht 2026 që sjell ide të lehta për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni për paralajmërime të vogla dhe sugjerime praktike për ditën.

Mbajtja e sigurisë seksuale në marrëdhënie me distancë: kujdes, privatësi dhe shërbime për t’u kontaktuar

Si të mbani kujdesin, privatësinë dhe mirëqenien mendore në marrëdhënie me distancë; udhëzime për biseda të vështira, vendosjen e kufijve dhe kur të kërkoni ndihmë profesionale.

Si të reduktoni përdorimin e energjisë në shtëpi: hapa të thjeshtë për nisje pa premtime financiare

Udhëzues praktik për të nisur uljen e konsumit të energjisë në shtëpi me hapa të thjeshtë, të realizueshëm pa premtime për kursime financiare dhe me vëmendje ndaj sigurisë nga produktet kimike.