Pse nuk mundem të arrijë orgazëm gjatë seksit

spot_imgspot_img

Keni ndonjë pyetje të turpshme? Ekziston mundësia që e njejta pyetje të jetë parashtruar nga dikush tjetër në rrjetet sociale. Në rrjetin social Reddit hasëm në pyetje të ndryshme dhe njërën prej tyre ia parashtruam një eksperti.

Pyetja: Më pëlen të bëj dashuri me partnerin, gjithmonë ndjehem sikur të jem në pragun e orgazmës mirëpo për disa arsye nuk mund të arrij klimaksin. Sidoqoftë, prap më pëlqen të bëj dashuri me të, edhepse mënyra e vetme që të arrij orgazëm me të është kur ai përdor gishtat dhe gojën. Keni ndonjë këshillë që do më sjellë orgazmën?

Eksperti: Gail Saltz, profesor i psikiatrisë dhe autor i librit The Ripple Effect: Si seksi i mirë sjell jetë më të mirë

Përgjigja: Relaksohuni! Kjo është një situatë tejet e zakonshme sepse shumë femra kanë nevojë për stimulim direkt në klitoris për të arritur orgazëm pasiqë nuk kanë fërkim të mjaftueshëm penil në vaginë. Shkurtimisht, nuk duhet të ndjeheni të mangëta nëse penisi i partnerit nuk ju sjell orgazëm sepse nuk jeni të vetmet.

Çelësi i arritjes së orgazmës për ju është të aplikoni metoda të tjera të stimulimit që të arrini fërkimin e nevojshëm që ju duhet para ose gjatë penetrimit. Fërkimi i stimulimit nga ju apo nga partneri, përgjatë aktit seksual, është një mënyrë tjetër që të arrini orgazëm.

Në anën tjetër pozita luan rol të madh, nëse zgjedhni të “kalëroni” mbi të, mund që të stimuloni klitorisin duke e fërkuar në ashtin e legenit të tij. Pozita “misionare” me këmbët afër njëra-tjetrës, përderisa ai ngritet disa cm më lart gjatë penetrimit, mund të krijojë fërkimin e nevojshëm të klitorisit që të arrini një orgazëm të madhe.

Njëra nga problemet e arritjes së kulminacionit është edhe aftësia që partneri juaj të “zgjasë” më tepër se ju, pasiqë femrave u duhet më tepër kohë që të arrijnë orgazëm. Këtë mund ta kompenzoni me paralojë dhe stimulim paraprak sipas dëshirës suaj. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kopshti — larja dhe ruajtja e rrobave: teknika të shpejta për ta mbajtur garderobën si e re

Udhëzues praktik për të lani, tharë dhe ruajtur rrobat në mënyrë që garderoba të duket si e re, me këshilla mbi përdorimin dhe magazinimin e produkteve të larjes në mënyrë të sigurt.

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.