7 sekrete për të rregulluar (ruajtur) martesën tuaj!

spot_imgspot_img

Në këtë raport ju do të zbuloni sekretet për të ruajtur dhe rikthyer martesën tuaj. Le të fillojmë.

Sekreti nr.1

Leni problemet tuaja mënjanë

Nëse jeni duke lexuar raportin rreth asaj se si për të shpëoni martesën tuaj, ndoshta ju jeni duke pritur për të mësuar strategji për zgjidhjen e problemeve, teknika të komunikimit, dhe njohuri në mes dallimeve gjinore. A kam unë një surprizë për ju!

Çelësi për rinovimin e martesës suaj, nuk është asnjëra nga këto gjëra të cekura.

Si mund ta di këtë? Edi, sepse këtë e kam përjetuar!

Ndryshe nga ekspertë të tjerë për marrëdhënie, të cilët studiojnë këtë temë nga një perspektivë klinike, për mua ruajtja dhe rivendosja e martesës është diçka shumë personale. Unë kam kaluar nëpër këtë, ku ju ndodheni tani. Dhe do të doja të ndaja me ju, historinë time.

Gruaja ime dhe unë filluam një dashuri të thellë. Mbaj mend, që qëndronim tërë natën duke folur, surprizonim njëri-tjetrin me dhurata të ndryshme, dhe flisnim fjalë me kode me njëri-tjetrin. Ju e dini ndjenjën e vërtetë të qenit në një lidhje të mirë? Kështu ishim ne.

Por pastaj diçka do të ndodh, që do të shkatërroj shumë martesa. Kjo na ndodhi edhe ne. Ne patëm një djalë i cili vdiq kur ai kishte vetëm një javë. Pastaj kemi pasur vajzat binjake, të cilat gjithashtu vdiqën porsalindën.

Kuptohet, gruaja ime ra në depresion. Unë mundohesha ta përballoja këtë duke e zhytur thellë vetën në punë. Dhe ne, u luarguam nga njëri-tjetri emocionalisht.

Situata juaj ndoshta nuk është kaq tragjike, por diçka ka ndodhur edhe tek ju. Çfarë është ajo? Si e keni humbur njëri-tjetrin? Ndoshta ju nuk mund të vëni gishtin tuaj dhe të mendoni, por diçka dfinitivisht nuk është në rregull, dhe duhet të rregullohet. Kjo është shumë e zakonshme.

Për ne, pas humbjes së 3 fëmijëve, gjithçka ndjehej ndryshe. Në vend që të flisnim gjithë natën si dikur, ne kalonim kohën duke biseduar vetëm për disa minuta. Në vend që të përdornim fjalët tona me kode, ne përdornim fjalë mallkuese. Marrëdhënia jonë përbëhej nga ulërimat (bërtitjet) dhe trajtimet në heshtje.

Edhe pse diku thellë në zemrat tona, si Ju, ne e dinim që ne, nuk duam të humbasim njëri-tjetrin. Prandaj, ne bëmë një marrëveshje për të punuar mbi gjendjen e martesës sonë. Nganjëherë unë provoja, ndërsa gruaja ime jo. Nganjëherë gruaja ime provonte ndërsa unë nuk përpiqesha fare. Ne shkuam nëpër faza të ndryshme “duke u përpjekur”.

Çfarë kemi provuar?

Ne jemi munduar duke filluar në gjërat obligative (të zakonshme) si, “Zemer, më lejo të përsëris atë që ju thoni, për tu siguruar që ju kam kuptuar saktë.” Ne kemi aplikuar strategji të ndryshme për zgjidhjen e konflikteve. Gruaja ime mësonte rreth Marsit, ndërsa unë mësoja për Venusin (Venerën). Ne madje shkonim në terapi për të luftuar problemet tona. Por qëllojani çfarë. Asgjë nuk ndryshoi. Asgjë nga këto nuk kishte bërë punë.

Të gjitha këshillat (libra, këshilltarë, çfarëdo) na thonin që të përballemi ne me problemet tona. Por kjo vetëm na bëri që të ndjehemi edhe më keq. Dhe të grindemi edhe më shumë.

Për aq kohë sa rruga “e drejtë” nuk bënte punë, si të mos jetë jofunksionale? Prandaj, ne u përpoqën të bindin njëri-tjetrin në mënyrën tonë. Edhe Ju e keni provuar atë, apo jo? Me sa duket, kjo nuk funksionon.

Pastaj kemi pasur një përparim

Ne vendosëm që të lëmë mënjanë problemet tona. Ne nuk flisnim për to shumë. Ne as nuk i përmendim më ato. Në vend të kësaj, ne kemi vënë energjinë tonë duke u përpjekur që të lidhemi më njëri tjetrin. Ne kemi përdorur teknika të caktuara për marrëdhënie, që transformojmë martesën tonë. Dhe e dini çfarë? Jo vetëm që kemi zgjidhur distancën mes nesh, por, ne kemi rënë në dashuri përsëri! Dhe ne nuk jemi marrë me problemet tona (sado që serioze ato ishin), por duke krijuar zakone të reja në marrëdhënien tonë, ne sollem energji pozitive për martesën tonë.

Kjo është një zgjidhje për situata të shumta martesore! Besoni atë apo jo, sekreti është që të largoheni nga problemet tuaja, dhe të kaloni kohën dhe energjinë tuaj duke bërë aktivitete të veçanta rreth ndërtimit të marrëdhënies.

Është kundër-intuitive, por nëse ju e bëni këtë, shumica e problemeve tuaja do të zhduken,kërcënimi nga divorci do të largohet, dhe njerëz të tjerë që do të mund të pushtonin dashurinë tuaj, do të bëhen të parëndësishëm.

Sekretet e rradhës mund t’i lexoni nesër në të njejtën kohë. /kosovarja.ch.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dekorime — Rregullimi i hyrjes së shtëpisë: zgjidhje funksionale për mikpritje familjare

Si të organizoni hyrjen e shtëpisë për një mikpritje të sigurt dhe praktike, duke reduktuar rreziqet nga produktet kimike dhe duke ditur si t9u përgjigjeni në rast nevoje.

Make-up: Udhëzues praktik për kategorizim, ruajtje dhe kontroll të afateve të kozmetikës

Udhëzues praktik për kategorizimin, ruajtjen dhe verifikimin e afateve të përdorimit të kozmetikës. Si të lexoni etiketat, si t’i organizoni produktet në mënyrë të sigurt dhe kur të kërkoni ndihmë profesionale.

Udhëtime: Udhëzues i qartë për përgatitjen e bagazhit të dorës — pa rregulla të paverifikuara kompanish

Udhëzues praktik për përgatitjen e bagazhit të dorës me fokus në dokumentet, deklarimin e mallrave dhe verifikimin e informacionit zyrtar. Sugjerime për përdorimin e aplikacioneve zyrtare dhe kontaktet konsullore.

Shoqeria‑Familja: Rituali i përditshëm 20‑minutësh pa telefona për të afruar brezat

Një udhëzues praktik për një ritual të përditshëm 20‑minutësh pa telefona që ndihmon të forconi lidhjet ndërbrezore, të përmirësoni komunikimin dhe të krijoni një hap të sigurt për ndarjen e ndjenjave.