Zbuloni se kur meshkujt dhe femrat e arrijnë maksimumin seksual

spot_imgspot_img

Ndoshta keni dëgjuar se meshkujt e arrijnë maksimumin seksual në moshën 18 vjeçare. Por a mund të jetë kjo e vërtetë se meshkujt janë në kulminacionin e potencës seksuale në vitet kur nuk e dinë se çfar të bëjnë me këtë? Gjithçka varet nga ajo se çfarë nënkuptohet me nocionin ”maksimum”.

Rreth moshës 18 vjeçare, organet e mashkullit (testiset e tij) prodhojnë më së shumti testosterone. Hulumtimet tregojnë se këta meshkuj thuajse adoloshentë kanë ereksionin më të shpejtë dhe më të madh dhe se janë më të qëndrueshmit në krevat.

Por, duhet një dekadë e tërë pas kësaj që niveli i testoseronit të arrijë maksimumin, çfar do të thotë se dëshira seksuale tek meshkujt nuk pëson rënie deri në moshën 30 vjeçare.

Si është puna me femrat? Rreth moshës 30 vjeçare femrat arrijnë orgazmin shumë më lehtë se sa në çdo peridhë tjetër të jetës. Femrat në planin seksual, për dallim nga meshkujt, janë më shumë qenie psikologjike se sa qenie fizike.

– Sa më shumë që femrat shtyhen në moshë, aq më shumë ndjehen më mirë në lëkurën e tyre dhe kanë më shumë vetëbesim që të flasin për dëshirat dhe nevojat e tyre – thotë doktoresha Ava Kadel, seksologe nga Los Angeles-i.

Një hulumtim para pak kohësh në të cilën kanë qenë pjesëmarrës më shumë se 12.000 njerëz, ka treguar se femrat janë më të kënaqura me seksin në moshën 28 vjeçare, ndërsa meshkujt në moshën 33 vjeçare. Është e rëndësishme të mbahet mend se maksimumi seksual – pa marrë parasysh a mendohet për dëshirën apo kënaqësinë seksuale – varion nga personi në person në varësi nga gjenetika, hormonet, kualiteti i lidhjes dhe faktorëve psikologjik.

– Mënyra më e lehtë për të arritur maksimumin seksual, pa marrë parasysh vitet, është që të ruani shëndetin tuaj. Ushqimi i rregullt dhe ushtrimet fizike mund ta përmirësojnë jetën tuaj seksuale në shtigje të gjata, e kjo ndodh jo vetëm sepse do të dukeni më bukur. Këto dy gjëra mund të rrisin nivelin e testosteronit, të ulin stresin dhe ta normalizojnë qarkullimin e gjakut tek organet gjenitale – thotë doktoresha Kadel. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Yjet e mëngjesit — Horoskop argëtues për 12 shenja: dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat, me ide të shkurtra për dashurinë, punën dhe mirëqenien që mund t'ju frymëzojnë për një ditë më të qetë dhe më pozitive.

Argëtuese: Mbrëmje krijuese familjare me tregime dhe lojëra të bazuara në traditë — udhëzime praktike dhe bur

Udhëzues praktik për një mbrëmje krijuese familjare me tregime dhe lojëra të bazuara në traditë, me hapa për përgatitje, ide aktivitete dhe këshilla për burime të verifikueshme.

Dhoma‑e‑fjetjes: Dekor sezonale me ripërdorim — si të krijoni ambjent të ngrohtë me sende dhe tekstile familj

Si të transformoni dhomën e gjumit në një ambient të ngrohtë vjeshte duke ripërdorur tekstilet dhe sende familjare, me udhëzime praktike për pastrim, siguri dhe menaxhim të kimikateve.

Trupi-lekura | stil sezonal me rrobat që tashmë keni — si të theksoni lëkurën me shtresa dhe tekstura

Si të përdorni shtresat dhe teksturat që tashmë keni për të nxjerrë në pah lëkurën, duke përfshirë rol të flokëve dhe hapat e kujdesit për t’i mbajtur të shëndetshëm gjatë stinave me diell apo aktivitet në pishinë.