Nga çka vërtet tërhiqen meshkujt?

spot_imgspot_img

Një nga ato pyetjet me te cilat gratë e mundojnë veten ne baza ditore dhe çka vërtet meshkujve ju pëlqen ne fytyren dhe trupin e femrës? Ja disa përgjigje...

 

MAKE UP – Femrat te cilat janë vlerësuar si më të bukurat ne botë, kanë kontrastin me te madh te ngjyrës se syve dhe tenit, buzëve dhe flokëve, tregojnë hulumtimet e Massachuesetts Institute of Tehnology. Mu për ketë arsye femrat i skuqin faqet me ngjyre pink, ndërsa sytë me maskara te zeze. Antropologu Pete Frost tregon se meshkujt ne hulumtim me shume kane pëlqyer femrat me ngjyre me te çelte te lëkurës se e tyre. Aj thotë se kjo diference e ngjyrës se lëkurës ne mes meshkujve dhe femrave është produkt i hormoneve dhe tregon pjellorinë e femrës, -thotë Frost. Femra ka ngjyre me te çelte te lëkurës kur ovulon dhe me te erret kur është shtatzëne. Pra, lëkura me ngjyre te çelet, pak pembe është lëkure e re.

Këshillë- Nëse keni ngjyre me te çelet te lëkurës, gjate verës përdoreni me se paku faktorin 30, rekomandon specialisti Dr, Bowler.

PROPORCIONET PERFEKTE – Ne shikim te pare , aktorja Merilyn Monroe dhe modeli Kate Moss, përveç statusit te ikonave, nuk kane asgjë te përbashkët. Por sipas mendimit te Devenri Singh, profesoreshës te psikologjise ne Universitetin e Teksasit, Kate Moss dhe Merilyn Monroe kane te njëjtin WHR( waist to hip ratio), apo proporcionet e belit dhe ijëve. Pra WHR numrin do ta fitoni kur te pjesëtoni perimetrin e belit me perimetrin e ijëve. Hulumtimet kane treguar se meshkujt si me tërheqëse i shohin femrat me numër WHR ne mes 0,68 dhe 0,8, ndërsa 0,7 është idealja, e ky është numri i Kate Moss, Naomi Campbell dhe Merilyn Monroe. Me fjale te tjera kjo është figura as shume rrumbullake, as shume e rrafshet, por diçka ne mes. Me rendësi janë proporcionet.

Këshillë- Qe te keni WHR numrin sa me ideal, regjimi juaj i ushtrimeve duhet te jete i ndryshëm. Për bel me te dobët bëni ushtrime te barkut, sidomos për muskujt anash. Për ijët është i mire kikë-boksi.

FYTYRA –Bukuroshet braziliane me hunda te vogla dhe buze te fryra dominojnë ne pistat e modës. Por kohëve te fundit kemi vërejtur një lloj te ri te modeleve me hapësire me te madhe mes syve, me ballë me te larte dhe tipare me te buta te fytyrës. Për shembull modelja Lily Donaldson para 10 vitesh nuk kishte mundur te jete aq e suksesshme sa është tani. Sipas mendimit te psikologut Dr. Victor Johnstone, tiparet e fytyrës se Lily Donaldeson janë shembull klasik e asaj çka na duket tërheqëse. Hulumtimi i tij tregon se truri i njerëzve kërkon tipare te caktuara te fytores se femrës, duke përfshirë ndarjen ne mes syve dhe nofullën e vogël. Këto tipare flasin- Unë jam femër, unë kam estrogjen!

FLOKËT – Duket qe nga njeriu i shpellës biondet kane pasur primatin mbi meshkujt. Perse? Sipas mendimit te psikologes nga Harvardi Nancy Etcoff, flokët bionde janë zakonisht flokët e fëmijëve dhe tregojnë rininë. Floket asnjëherë nuk bëhen me te çelte dhe flokët ngjyre gruri natyral zakonisht mund te shihet tek fëmijët dhe tek Skandinavet. Por gjerat ndryshojnë, hulumtimi i Opinion Research Corporation ne Uashington, tregon se shumica e meshkujve mendon se brunet janë me tërheqëse se biondet. Por hulumtimi gjithashtu tregon se meshkujt te cilit fitojnë me shume se 50.000 funta ne vit, për 3,5 % me shume preferojnë shoqërinë e biondeve.

Këshillë- Nëse mendoni te bëheni bionde, ngjyra e flokëve duhet te jete ne pajtim me ngjyrën e lëkurës tuaj, dhe për ndryshime drastike kërkoni ndihmën e profesionistit./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Floket: 6 frizura të shpejta — makeup minimal dhe praktik për ditët e zëna

Gjithçka që ju duhet për ditët e zëna: 6 frizura shpejta, hapa praktikë për t’i bërë shpejt dhe këshilla të kujdesit për të mbrojtur flokët nga dielli, klori dhe dëmtime të përditshme.

Recetë tradicionale shqiptare: Byrek me spinaq e djathë — version modern dhe praktik

Një recetë moderne dhe praktike e byrekut me spinaq e djathë, që ruan shijen tradicionale por përshtatet për një ushqim më të balancuar dhe përdorim të thjeshtë në familje.

Horoskop ditor për argëtim: 12 shenja — dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop argëtues ditor që sjell parashikime të lehta për dashuri, punë dhe mirëqenie. Lexo për të qeshur, reflektuar pak dhe për t9u argëtuar sot.

Moda: si të dalloni materialet dhe të zgjidhni rroba që zgjasin për garderobën e përditshme

Si të dalloni materialet dhe të blini rroba që zgjasin: udhëzime praktike për të lexuar etiketat, përkujdesjen dhe zgjedhjet që reduktojnë ndikimin mjedisor dhe rritin jetëgjatësinë e garderobës.