Deklaratat absurde të meshkujve, gjatë ndarjes

spot_imgspot_img

“Nuk është problemi tek ti, është te unë” – një frazë e njohur me të cilën meshkujt e ndërpresin një lidhje. Lexoni cilat janë perlat tjera të njohura!

Këtu është një listë prej njëzet frazave të çmendura që meshkujt i përdorin për tu ndarë me një vajzë, dhe çfarë domethënie kanë ato në të vërtetë!

1. Nuk jam me të vërtetë gati për një lidhje, por në qoftë se do isha gati … atëherë ti do ishe ajo!
Që do të thotë: Unë ende nuk jam gati që të shpenzoj pjesën tjetër të jetës time duke fjetur me një person, por nëse do isha, atëherë ndoshta kjo do ishe ti.

2. Unë ende kujdesem për ty.
Që do të thotë, jo mjaftueshëm për të qënë me ty, por ende më intereson për ty.

3. Do dëshiroja që të mbetemi miq dhe të vazhdojnë që të shihemi.
Që do të thotë: A ke mundësi të më lidhesh me mikeshën tënde tërheqëse kur ta tejkalosh dhimbjen e ndarjes sonë.

4. Aktualisht duhet të përkushtohem (plotësoni vendin bosh: biznesit, kolegjit, Perëndisë, diçka tashmë …).
Që do të thotë: Mendoj qe nuk do ta pranosh mirë ndarjen tonë, por këtë do të duhet të pranosh.

5. Jam duke shkuar jashtë vendit, por do të lajmërohem kur të kthehem.
Që do të thotë: Më duhet që të iki nga ty shumë shpejt.

6. Ti je shumë më mirë se unë!
Që do të thotë: Unë jam i sigurt që jam më i mirë se ti.

7. Më vjen shumë mirë që të kam takuar, por mendoj që duhet të shoqërohemi edhe me njerëz të tjerë.
Që do të thotë: Unë tashmë e kam takuar dikë me të cilën do dëshiroja të kaloj më shumë kohë se sa me ty.

8. Jam i frikësuar nga lidhja.
Që do të thotë: Unë kam frikë që të lidhem me ty për tërë jetën!

9. Ndjehem sikur po më nxinet fryma dhe kam nevojë për hapësirë​​.
Që do të thotë: Shumë je prezente në jetën time dhe jam i gatshëm që të largoj nga jeta ime.

10. Mashkulli me të cilin do të martohesh është vërtetë njeri me fat.
Që do të thotë: Vetëm shpresoj që ai njeri me fat nuk do të jem unë.

11. Mendoj që duhet të fillojmë të takohemi me njerëz të tjerë dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodh.
Që do të thotë: Në masë të madhe jam duke fjetur me dikë tjetër dhe vetë po të tregoj, para se të kuptosh në ndonjë mënyrë tjetër.

12. Unë ende dua të jem me ty, por vetëm do të doja që bëjmë një pauzë.
Që do të thotë: Unë do të doja të fle me dikë tjetër, por në qoftë se nuk mund të gjej asnjë, atëherë do të doja që ty të kem pranë.

13. Ka shumë gjëra që duhet ti zgjidh tani.
Që do të thotë: Problemi im kryesor është se unë nuk dua të jem me ty.

14. Ndjehem që më shumë të kam mikeshë sesa të dashur.
Që do të thotë: Ti nuk je aq e ëmbël, sikur kemi filluar që të takohemi.

15. Thjeshtë unë kam nevojë për diçka më shumë.
Që do të thotë: Nuk e di saktësisht për çfarë në të vërtetë kam nevojë, por unë u mërzita, dhe kjo fjali tingëllon bindëse.

16. Unë ende nuk e kam harruar ish të dashuren time.
Që do të thotë: Oops. Kjo mesiguri është e vërtetë.

17. Do të dëshiroja që të takoheshim pas pesë vjetëve.
Që do të thotë: Me të vërtetë nuk jam edhe aq i pjekur tani, por mesiguri që do të jem pas pesë vjetëve dhe pastaj do të jem një i dashur apo burrë i mrekullueshëm!

18. Ne jemi në faza krejtësisht të ndryshme në jetë.
Që do të thotë: Unë jam në fazë: dëshiroj të dal, pi, fle me vajza të ndryshme, kurse ti je në fazë: dua që të rehatohem, dhe këto dy faza nuk përputhen.

19. Shumë të respektoj.
Që do të thotë: Të lutem mos i trego mikeshave tuaja që jam një trap, sepse mund të dëshiroja që të lidhem me ndonjëren prej tyre.

20. Mendoj që jemi lidhur shumë dhe shpejt.
Që do të thotë: çmendem kur në banjo e vë furçën tende të dhëmbëve afër times.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Recetë tradicionale shqiptare: Byrek me spinaq e djathë — version modern dhe praktik

Një recetë moderne dhe praktike e byrekut me spinaq e djathë, që ruan shijen tradicionale por përshtatet për një ushqim më të balancuar dhe përdorim të thjeshtë në familje.

Horoskop ditor për argëtim: 12 shenja — dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop argëtues ditor që sjell parashikime të lehta për dashuri, punë dhe mirëqenie. Lexo për të qeshur, reflektuar pak dhe për t9u argëtuar sot.

Moda: si të dalloni materialet dhe të zgjidhni rroba që zgjasin për garderobën e përditshme

Si të dalloni materialet dhe të blini rroba që zgjasin: udhëzime praktike për të lexuar etiketat, përkujdesjen dhe zgjedhjet që reduktojnë ndikimin mjedisor dhe rritin jetëgjatësinë e garderobës.

Kopshti: larja dhe ruajtja e rrobave — këshilla praktike për familje të zëna

Udhëzime praktike për larjen dhe ruajtjen e rrobave në familje të zëna, me fokus te siguria ndaj produkteve pastruese dhe reagimi i duhur ndaj incidenteve me kimikate.