A është mirë të jesh ‘vajza e babit’? Ja çfarë thonë ekspertët

spot_imgspot_img

Statistikat nga zyra Kombëtare ONS në Britani  tregojnë se në vitin 2017, 45% e vajzave qëndruan më pranë babait sesa nënës dhe jo vetëm kaq, ata biseduan më to për të gjitha problemet e tyre në varësi të moshës. Telegraph publikon lajmin ku shkruan se numri i ‘vajzave të babit’ po rritet, pasi në vitin 2009 u regjistruan vetëm 35% .

Sipas raportit, vajzat flasin të paktën një herë në javë me babanë, duke u shprehur për çështje të ndryshme, sociale, psikologjike, të ardhmen, ngjarjet në shkollë etj dhe sipas ekspertëvë kjo i ndihmon në një të ardhme më të mirë, pa ndjerë presionin e jashtëm nga shoqëria apo ngjarjet që ndikojnë psikologjikisht. Ndërsa për vetë prindin thuhet se ndjen më shumë kënaqësi pasi kupton se është shumë i dobishëm në formimin dhe zhvillimin e fëmijës dhe rrit përgjegjësitë në familje.

Ekspertët tregojnë se baballarët modernë po përfshihen gjithnjë e më shumë në edukimin e fëmijëve, që më vonë sjell një marrëdhënie akoma më të afërt më fëmijën  teksa rritet.  Bonamy Oliver, lektor i lartë në Goldsmiths, Universiteti i Londrës, tregon për median Telegraph se marrëdhëniet prindër-fëmijë kanë ndryshuar, se tashmë fëmijët nuk kanë më frikë nga reagimet e tyre dhe gjithnjë e më shumë po kërkojnë mbështetje.

“Dy dekadat e fundit kanë parë një rritje graduale të përfshirjes së prindërve në botën e fëmijëve të vegjël në shumë familje. Vajzat tani kanë më shumë gjasa të flasin me baballarët e tyre për gjërat që kanë rëndësi për ta se sa më parë. Përdorimi i rrjeteve sociale është në rritje në mesin e fëmijëve, në mesin e vajzave më shumë se tek  djemtë”. Të dhënat, që shqyrtojnë aspekte të ndryshme të mirëqenies së përgjithshme të fëmijëve, gjithashtu tregojnë se fëmijët janë më pak të kënaqur me miqësitë e tyre sesa në të kaluarën, me 80 për qind të vajzave dhe 81 për qind të djemve që tregojnë se ndihen mirë e të lumtur, ndërkohë që në vitin 2015 këto shifra ishin përkatësisht 84.8 % tek vajzat dhe 86.8% tek djemtë. Kjo ndoshta për shkak të përdorimit të madh të mediave sociale, pasi të rinjtë kanë më shumë gjasa të krahasojnë veten me miqtë e tyre përmes fotove, dhe ndoshta pa dashur xhelozojnë.

Burim: Telegraph Tiranapost.al E.B

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dekorime: Hyrja që mirëpret — ide funksionale për rregullimin dhe organizimin e hyrjes së shtëpisë

Sugjerime praktike për të krijuar një hyrje funksionale që organizon sende dhe rrit sigurinë në shtëpi, me fokus tek ruajtja e kimikateve dhe parandalimi i helmimeve.

Make‑up: Sistem i thjeshtë për organizimin e produkteve dhe kontrollin e afateve të përdorimit

Udhëzime praktike për të mbajtur kozmetikën dhe produktet për flokë të organizuara, si edhe për t’u siguruar që përdorimi i tyre nuk dëmton flokët. Fokus në praktika të miratuara nga dermatologë për mbrojtje nga dielli, trajtim pas notit dhe sjellje të përditë

Udhëtime: Bagazhi i dorës për udhëtime të shkurtra — udhëzues paketimi praktik pa rregulla të kompanive

Udhëzues praktik për paketimin e bagazhit të dorës për 1–3 ditë, me fokus te dokumentet, medikamentet, deklarimet doganore dhe mjetet zyrtare që ndihmojnë për një udhëtim të qetë.

Shoqëria & familja: Kohë cilësore pa telefona — ide praktike për mbrëmje dhe fundjavë

Si të organizoni mbrëmje dhe fundjava pa telefona për të forcuar lidhjet familjare: rregulla të thjeshta, mënyra të mira komunikimi dhe ide konkrete për aktivitete që nxisin dëgjimin dhe kohën cilësore së bashku.