Çfarë thotë urina juaj për shëndetin

spot_imgspot_img

Sistemi urinar është një nga mënyrat kryesore të menjanimit nga trupi të: ujit të tepërt, kripave, drogave, helmeve dhe substancave të tjera, andaj ia ven të hidhni një shikim.

Pyetëm ekspertët e urologjisë për pak urtësi se si duhet lexuar sinjalet.

Nëse është ngjyrë rozë

Nëse keni ngrënë panxhar apo diçka tjetër me ngjyrë të kuqe? Sasia nxjerrur e pigmentit varet nga personi në person dhe mund të llogaritet si ndryshim i ngjyrës. është rregull që kurrë nuk duhet të injoroni urinën nëse është e kuqe apo ngjyrë rozë, pasiqë kjo mund të tregojë se keni gjak në urinë. Kjo mund të jetë indikator i një infeksioni të thjeshtë në traktin urinar, apo diçka edhe më serioze sikurse kanceri i prostatës, veshkëve apo i fshikzës. Vizitoni mjekun urgjenitsht!

Nëse urinoni shpesh

Personi i zakonshëm e zbraz fshikzën e tij katër deri në tetë herë në ditë. Nevoja e urinimit të shpeshtë mund të thotë se jeni duke pirë shumë apo mund të jetë duke sinjalizuar ndonjë problem shëndetësor. Shkaktarët më të zakonshëm të urinimit të shpeshtë janë fshikza hiperaktive apo infeksioni në traktin urinar. 

Nëse është me me flluska

Paraqitja e flluskave në urinë shpeshherë ndodh për shkak të rrjedhjes së fuqishme të urinës që shkakton turbulencë dhe shkumëzim, mirëpo ndonjëherë mund të shkaktohet nga teprica e proteinës në urinë që është indikator i problemeve të funksionimit të veshkëve.

Urina është e mjegulluar

Një moment është e kristaltë, në tjetrin është e mjegulluar. Mjegulla është indikator i prezencës së qelbit në urinë, tipike për infeksionet bakteriale apo kërpudhore. Mund të ndodhë si shkak i kristaleve si fosfati apo yndyra në urinë, sidoqoftë duhet të vizitoni mjekun.

Mban erë të ëmbël

Era e ëmbël në urinë është indikator i prezencës së sheqerit dhe glukozës. Më herët, testi i urinës për glukozë bëhej që të shihej nëse diabeti është duke u kontrolluar si duhet. Diabeti dobët i kontrolluar dhe nivelet e larta të sheqerit në urinë janë burimi i erës së ëmbël të urinës.

Nëse urina është e errët

A keni qenë ndonjëherë e sëmurë? Jeni djersitur tepër? Urina me ngjyrë kafe të errët është indikator se keni dehidruar seriozisht dhe ju duhet të pini ujë. Ngjashëm, urina ngjyrë portokalli tregon se jeni të dehidruar por jo në ekstrem sikurse tek ngjyra e errët, ngjyra portokalli zakonisht shfaqet edhe si pasojë e përdorimit të barërave, suplementeve dhe ushqimeve të ngjyrosura.

Nëse urina kutërbon

Normalisht urina nuk mban edhe aq aromë, nëse vëreni aromë më të fortë se zakonisht, zakonisht ndodh ngaqë keni dehidruar apo keni ngrënë diçka si shparga. Edhe bakteret që shoqërojnë infeksionet në traktin urinar shkaktojnë kutërbim, kjo gjë mund të rregullohet me përdorimin e antibiotikëve.

Urina është e kaltër/gjelbër

Është tejet e pazakontë të shihni urinë të kaltër apo të gjelbër, por nuk është edhe e paparë. Kjo gjë shkaktohet nga ngrënia apo pirja e ndonjë ushqimi apo pije që është e ngjyrosur, andaj mos bëni panik. Sidoqoftë, mjekët thonë se urina juaj mund të shndërrohet në të gjelbër apo të kaltër si shkak i një gjendjeje të rrallë metabolike apo ndonjë baktere të caktuar në traktin tuaj urinar./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Moda | Materialet dhe qëndrueshmëria: udhëzues i thjeshtë për të dalluar fibra dhe zgjedhje afatgjata

Një udhëzues i thjeshtë për të kuptuar dallimin midis fibrave, ndikimin mjedisor dhe si të bëni zgjedhje blerjeje dhe mirëmbajtjeje që zgjasin veshjet.

Kopshti — larja dhe ruajtja e rrobave: teknika të shpejta për ta mbajtur garderobën si e re

Udhëzues praktik për të lani, tharë dhe ruajtur rrobat në mënyrë që garderoba të duket si e re, me këshilla mbi përdorimin dhe magazinimin e produkteve të larjes në mënyrë të sigurt.

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.