Ekspozimi ndaj paracetamolit para lindjes ndërlidhet me vonesë gjuhësore në moshën 30 muajshe

spot_imgspot_img

Konstatimet nga një studim i ri i kanë nxitur autorët e saj të sugjerojnë se mund të ketë arsye për ta kufizuar përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë.

Në studimin e parë të këtij lloji, hulumtuesit shqyrtuan të dhënat e një studimi Suedez për ta eksploruar ekspozimin prenatal ndaj paracetamolit sa i përket zhvillimit të gjuhës te foshnja në moshën 30 muajsh. Informatat u mblodhën nga 754 gra që ishin regjistruar në studim në javët 8-13 të shtatzënisë së tyre të cilave u ishte matur përdorimi i paracetamolit. Shpeshtësia e vonesës gjuhësore ishte matur për fëmijët e tyre në moshën prej 30 muajsh.

Autorët konstatuan se vajzat e lindura nga nënat që e kishin marrë këtë medikament më shumë se gjashtë herë në fillim të shtatzënisë ishin për gati gjashtë herë më të prira për të pasur vonesë në gjuhë sesa vajzat e lindura nga nënat që nuk morën paracetamol.

Autorja e studimit të lartcekur, Shanna Swan, tha se duke pasur parasysh përhapjen e përdorimit të paracetamolit para lindjes dhe rëndësinë e zhvillimit gjuhësor, “konstatimet tona nëse përsëriten me rezultat të njëjtë, sugjerojnë që gratë shtatzëna duhet ta kufizojnë përdorimin e këtij medikamenti gjatë shtatzënisë”.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kalkulator i lëvizjes dhe qëndrimit të trupit gjatë ditës — këshilla të thjeshta

Si t’i përcjellni lëvizjet dhe qëndrimin gjatë ditës me një kalkulator të thjeshtë dhe çfarë këshillash praktikë mund t’ju ndihmojnë të shmangni sjelljet sedentare dhe të përmirësoni shëndetin afatgjatë.

Horoskop ditor për 12 shenjat (vetëm për argëtim): dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskop argëtues i ditës për 12 shenjat: parashikime të shkurtra për dashuri, punë dhe mirëqenie. Lexo dhe zbavitu — vetëm për argëtim.

Showbiz: udhëzues praktik për përzgjedhjen e filmit të përshtatshëm për mbrëmjen familjare

Udhëzues praktik për të zgjedhur një film që i përshtatet mbrëmjes familjare: si ta përcaktoni qëllimin, si të kontrolloni përshtatshmërinë sipas moshës dhe si të favorizoni diversitetin kulturor.

Kafshë-shtëpiake | Siguria e produkteve të pastrimit: plan veprimi i shpejtë dhe parandalimi për familjet

Udhëzues praktik për familjet me kafshë-shtëpiake: si t’i ruani dhe t’i përdorni produktet e pastrimit në mënyrë të sigurt, si të parandaloni aksidentet dhe çfarë të bëni në rast dyshimi për helmim.