Çfarë ju tregojnë gazrat e stomakut

spot_imgspot_img

Dëshirojmë ta pranojmë apo jo, të gjithë kemi gazra. Ndodh për shkak të shpërbërjes së ushqimit në zorrën e trashë, dhe të gjithë njerëzit i kanë me mesatare 14 herë në ditë. Mirëpo kur teprohen mund të jenë shenjë se trupi juaj dëshiron t`ju tregojë diçka.

Jeni duke ngrënë shumë fibra

Edhepse sistemi juaj i tretjes ka nevojë për ushqime të shëndetshme dhe të pasura me fibra, që të punojë si duhet, nëse hajmë më tepër se zakonisht mund të shkaktojnë fryerje.

Jeni alergjikë në qumësht

Gazrat e stomakut janë mënyrë e trupit për të sinjalizuar intolerancë ndaj glutenit, gjegjësisht produkteve qumështore. 40 milionë Amerikanë nuk e kanë enzimën e nevojshme për të tretur prodhimet qumështorem 90% e amerikanve aziatikë kanë alergji ndaj këtyre produkteve.

Zgjidhni ushqimet e gabuara

Fasulet janë të njohura për shkaktimin e gazrave, por perimet sikurse brokoli, lulelakra dhe lakër bukseli mund gjithashtu të shkaktojnë fryerje dhe gazra stomaku. ëmbëlzuesit artificialë, posaqërisht malitoli, ka efekt të tillë. Duhet të dini efektet e ushqimeve që konsumoni.

Keni nevojë për baktere “të mirë”

Hani ushqime që janë të shëndetshme për mikrobimet. Që të dyja, probiotikët dhe prebiotikët, mbajnë të lumtura bakteret e trupit tuaj.

Hani shumë shpejtë

Nuk janë vetëm ushqimet ato që fusin ajër në traktin tuaj digjestiv. Ngrënia e shpejtë, përtypja e çamçakëzit dhe pirja e duhanit mund të shkaktojnë probleme.

Mund të keni probleme tjera

Nëse keni diarre, dhimbje barku, dallime në jashtëqitje apo humbje të peshës, është ide e mirë të shkoni të kontrolloheni tek specialisti./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...