Përfitimet dhe rreziqet e përtypjes së çamçakëzit

spot_imgspot_img

Përtypja e çamçakëzit është shprehi që shkakton debat ndërmjet asaj nëse është e dobishme apo e dëmshme për shëndetin. Kjo shprehi daton që nga koha e Grekëve të lashtë, që kanë përdorur lëvozhgë të drurit të mastikës si freskues natyral i frymëmarrjes. Në kohën tonë, çamçakëzi përdoret për shumë qëllime, përfshirë largimin e urisë, kalimin e kohës si dhe për të marrë nikotinën nga ajo. Mirëpo a është çamçakëzi i dëmshëm për shëndetin apo ka edhe cilësi të dobishme?

Përparësia e përtypjes së çamçakëzit

Sipas një studimi të bërë më 2013 në Japoni, përtypja e çamçakëzit mund të nxisë vigjilencën mentale deri në 10%. Përtypja e zhurmshme mund të përmirësojë të menduarit, që të mund të sjellni vendime më të mira. Studimi zbuloi se gjatë përtypjes së çamçakëzit aktivizohen tetë rajone të trurit, gjithashtu ekziston teoria se ajo shkakton edhe eksitim duke shkaktuar përmirësim të qarkullimit të gjakut në tru.

Përveç asaj se jeni më vigjilentë, përtypja e çamçakëzit përmirëson memorien tuaj, bazuar në studim, ky akt i thjeshtë shkakton që njerëzit të performojnë më mirë posaqërisht në provime. Një shpjegim për këtë është se përypja e vazhdueshme mund të rrisë aktivitetin e hipokampusit, rajoni të trurit që është vendimtar për memorien.

Përtypja e çamçakëzit ofron edhe beneficione të tjera të shëndetit të gojës, posaqëisht në reduktimin e pllakës bakteriale. Gjithashtu ka disa studime që promovojnë përdorimin e çamçakëzit për përmirësimin e higjienës orale pasiqë ofron beneficione për njerëzit me gingivitis dhe calculus.

Dëmet e përtypjes së çamçakëzit

Edhepse ka shumë efekte të dobishme nga përtypja e çamçakëzit, shumë ekspertë mendojnë se është e dëmshme. Përtypësit e rregullt të çamçakëzit janë furnizuar me dëshmi se përtypja e çamçakëzit duhet shmangur. Nëj nga arsyet është se kjo gjë nuk është një strategji efektive për humbjen e peshës, në vend se të reduktojë urinë, çamçakëzi në fakt ju motivon të hani më shumë.

Përtypja e tepërt shkakton çbalansim të muskujve të nofullës, posaqërisht nëse jeni të prirë të përtypni më tepër në njërën anë se sa në tjetrën. Kjo gjendje është e njohur si “ çrregullim temporomandibular i nyjeve”, që mund të bëhet gjendje kronike. Përveç kësaj, mund të shkaktojë edhe çrregullime gastrointestinale pasiqë vazhdimisht gëlltitni ajër të tepërt. Nëse vazhdoni me përtypje do të gjendeni të fryrë dhe me dhimbje barku.

Edhepse ka disa beneficione, do të dëshironit të kufizoni kohën e përtypjes së çamçakëzit. Të fitoni përparësitë shëndetësore ju duhet të përzgjidhni çamçakëzin pa sheqer, përndryshe dëmet do e mbipeshojnë dobinë./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.