3 mënyra si ta trajtoni mirë veten tuaj

spot_imgspot_img

Jeni lodhur nga të qenurit të lidhur? Është koha për ti treguar vetes pak dashuri

Të stresuar, rraskapitur dhe asnjëherë nuk ndiheni mjaftueshëm mirë? Mjaft, ngadalësoni ritmin dhe bëhuni të këndshëm me veten tuaj. Lumturia fillon me praktikimin e dashurisë ndaj vetes. Filloni me këto tri këshilla të lehta nga mjeku dhe trajnuesi për jetën, Dr. Susan Biali:

  1. Ruani energjinë tuaj

Ju mund të zgjoheni dhe të ndjeheni të plotë në formë dhe të gatshëm për ta pastruar tërë shtëpinë para se të dilni për një shetitje – por kjo nuk do të thotë se duhet të ndodhë. Vetëm për shkak se keni më shumë energji, nuk do të thotë se duhet ta përdorni mënjëherë dhe pastaj të ndjeheni të lodhur sërish, thotë Biali. Ruani rezervat tuaja për situata të vështira që ju vijnë gjatë gjithë ditës.

  1. Pushoni së qenuri vonë

Të gjithë përpiqemi të mbushim kaq shumë jetën tonë saqë shpeshherë përfundojmë duke shpejtuar në takimet. Të mundohesh në trafik apo të arrish pa frymë dhe e djersitur, vetëm se do të ngritni shkallët e stresit! Ruani hormonet e stresit për stresin e vërtetë, jo për stresin e panevojshëm që vetë e krijoni.

  1. Dhuroni vetes pushim

Ne jemi kritikat më të tmerrshme për vetveten. Ndoshta shpesh punoni edhe pauzën e drekës pasiqë nuk keni kohë të pushoni së punuari. Njerëzit zakonisht shkojnë nga një detyrë në tjetrën pa pushuar, duke u munduar t`i kryejnë të gjitha çështjet e mundshme. Provoni të ngadalësoni dhe të pauzoni për një kohë para çdo detyre; përkujtoni veten të merrni frymë thellë. Kjo gjë do ju ndihmojë të jeni më të relaksuar dhe të gatshëm për detyrën e ardhshme./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Si t’i kombinoni rrobat që i keni për një gardërobë vjeshte më praktike

Udhëzime praktike për t’i kombinuar rrobat që tashmë i keni dhe për të ndërtuar një gardërobë vjeshte më funksionale, duke marrë parasysh jetëgjatësinë, ripërdorimin dhe kujdesin ndaj tekstileve sipas rekomandimeve evropiane.

Yjet në tryezë: lexim argëtues ditor për 12 shenjat (dashuri, punë, mirëqenie)

Një lexim i lehtë dhe argëtues ditor për 12 shenjat: shikime të përgjithshme në dashuri, punë dhe mirëqenie. Lexo me buzëqeshje dhe merr vetëm atë që të përshtatet.

Si të zgjidhni një film për mbrëmjen familjare

Kriteret praktike për të zgjedhur një film familjar sipas moshës, përmbajtjes, tonalitetit dhe nevojave të fëmijëve.

Si të përdorni me kujdes produktet e pastrimit në shtëpi kur keni kafshë shtëpiake

Udhëzime praktike dhe të thjeshta për të reduktuar rreziqet nga produktet e pastrimit kur në shtëpi jetojnë kafshë shtëpiake: blerje, ruajtje, përdorim dhe veprimet e para në rast ekspozimi.