Historitë magjepsëse të katër grave më të pasura në botë

spot_imgspot_img

Nga gjithsej 1.645 miliarderë në botë, 172 janë femra. Ky është një rekord i ri, sepse vitin e kaluar ka pasur 34 gra më pak në këtë listë. Ato që janë në krye të kësaj liste kanë aq sasi të madhe parash në llogarinë e tyre në bankë, sa që njeriu mesatar nuk është në gjendje as ta imagjinojë. Por, ato gjithashtu kanë histori mjaft interesante të jetës.

GINA RINEHART

Askujt nuk i pëlqen të jetë në fund të listës, por kjo është një listë ku nuk është dhe aq keq të ndodhesh në vendin e fundit. Australiania Gina Rinehart është “më e varfëra” nga këto katër zonjat. Megjithatë, është personi më i pasur në të gjithë Australinë. Ajo pasurinë e fitoi në trashëgimi, por çdo vit e rritë atë, sepse punon vlefshëm në biznese familjare që merren me qymyr dhe hekur.

Megjithatë, ajo është gjithashtu edhe dëshmi e gjallë se me para nuk mund të blihet lumturia, edhe nëse jeni personi më i pasur në botë. Ajo aktualisht është duke kaluar një divorc të vështirë, i cili përfshinë edhe tre nga katër fëmijët e saj.

ALICE WALTON

Diçka më e pasur se, Australiania e pakënaqur në dashuri, është amerikania Alice Walton. Ajo ka trashëguar një pjesë të zinxhirit të tregut “Wal-Mart Stores, Inc”, e cila u themelua nga babai i saj Sam Walton. Alice “peshon” 34.3 miliard dollarë.

Flitet se ajo ndihmon Hillary Clinton, dhe se do të financojë kandidimin e saj në garën presidenciale në zgjedhjet e vitin 2016. Me vite është në marrëdhënie të mira me Klintonët.

Megjithatë, edhe përkundër aq shumë parash ajo nuk ka shoferin e saj personal, edhe pse publiku botëror bie dakord se duhet ta bëj atë. Alice ka pasur vazhdimisht incidente gjatë vozitjes. Në Meksikë, në vitin 1983, ka marrë pjesë në një aksident nga i cili ka një këmbë më të shkurtër. Pesë vjet më vonë për tejkalim shpejtësie ka vrarë një grua, dhe për këtë nuk ka marrë as edhe një paralajmërim. Kurse më 2011 është arrestuar për shkak të vozitjes e dehur dhe pa patentë shoferi.

LILIANE BETTENCOURT

Liliane vitin e kaluar ishte në vendin e parë prej grave më të pasura, por këtë herë, megjithatë, është e  para përcjellëse. Ajo është trashëgimtare e zinxhirit kozmetik “Loreal” dhe është vlerësuar se vlen rreth 43.5 miliard dollarë. Në pronësinë e saj është edhe një pjesë e kompanisë “Nestle”. Ne mund të shpresojmë lirisht se të ardhurat e saj do të rriten përsëri vitin e ardhshëm për shkak se, për aq kohë sa ka gra në këtë botë, grimi dhe çokollata do të shiten mirë.

Edhe pse ka 91 vjet, kjo franceze elegante zgjohet herët çdo mëngjes për të shkuar në shëtitje. Për fat të keq, familja e saj pretendon se ajo vuan nga demenca dhe tani po lufton për të rikthyer aftësinë për të menaxhuar pasurinë e saj. Deri në këto pretendime erdhi pasi u zbulua se kjo plakë simpatike gjoja se ka ndihmuar ish presidentin e Francës Nicola Sarkozy për të fituar garën e tij presidenciale më 2007.

CHRISTY WALTON

Ajo ndodhet në vend të parë. Zyrtarisht gruaja më e pasur në botë ka qenë në këtë pozitë tri herë në katër vite, dhe llogaritet se biznesi i saj është me vlerë 36.7 miliard dollarë. Christy Walton është e veja e John Walton (djali i Sam Walton, themeluesi i “Wal-Mart Stores, Inc”) ka trashëguar një pjesë të madhe të kësaj kompanie të madhe.

Megjithatë, ajo sigurisht nuk është përtace, sepse më shumë se e ka dyfishuar pasurinë e trashëguar për vetëm se nëntë vite. Kjo gjithashtu vlen edhe si filantrope e vërtetë dhe shpesh jep shuma të mëdha parash për bamirësi./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dekorime: Hyrja që mirëpret — ide funksionale për rregullimin dhe organizimin e hyrjes së shtëpisë

Sugjerime praktike për të krijuar një hyrje funksionale që organizon sende dhe rrit sigurinë në shtëpi, me fokus tek ruajtja e kimikateve dhe parandalimi i helmimeve.

Make‑up: Sistem i thjeshtë për organizimin e produkteve dhe kontrollin e afateve të përdorimit

Udhëzime praktike për të mbajtur kozmetikën dhe produktet për flokë të organizuara, si edhe për t’u siguruar që përdorimi i tyre nuk dëmton flokët. Fokus në praktika të miratuara nga dermatologë për mbrojtje nga dielli, trajtim pas notit dhe sjellje të përditë

Udhëtime: Bagazhi i dorës për udhëtime të shkurtra — udhëzues paketimi praktik pa rregulla të kompanive

Udhëzues praktik për paketimin e bagazhit të dorës për 1–3 ditë, me fokus te dokumentet, medikamentet, deklarimet doganore dhe mjetet zyrtare që ndihmojnë për një udhëtim të qetë.

Shoqëria & familja: Kohë cilësore pa telefona — ide praktike për mbrëmje dhe fundjavë

Si të organizoni mbrëmje dhe fundjava pa telefona për të forcuar lidhjet familjare: rregulla të thjeshta, mënyra të mira komunikimi dhe ide konkrete për aktivitete që nxisin dëgjimin dhe kohën cilësore së bashku.