Të lodhur? Harroni shpesh? Sigurisht ndodh sepse hani natën!

spot_imgspot_img

Ktheheni në shtëpi pas punës, porositni diçka për të ngrënë. Në ndërkohë vjen porosia, por është tashmë vonë dhe ju duhet që ta hani ushqimin para se të shkoni në shtrat.

Hulumtimet e fundit tregojnë se ngrënja në kohë të caktuar të ditës mund të jetë e dëmshme për kapacitetin e trurit për të mësuar si dhe kujtesës. Brejtja natën vonë mund t’ju bëjë më shumë dëm se sa vetëm kaloritë e tepërta në belin tuaj.

Hulumtimi i larpërmendur, i realizuar nga Christopher Colwell, professor në UCLA, ka provuar në laboratorë me minj, por që rezultatet e tij janë zbatuar edhe tek njerëzit.

Trupat tanë veprojnë në një cikël rrethor, në raste të caktuara të përshtatshëm për tendosje, pushim dhe gjumë. Trupi përcaktohet nga hormone dhe enzimat e lëshuar në gjakun tonë. Pavarësisht iluzionit se trupi ynë mund të hajë dhe punojë në çdo kohë, relaisht sipas sistemit biologjik, kjo nuk funksionon ashtu. Trupi ynë punon në bazë të të paturit e një ritmi të përditshëm.

Çdo lloj i çrregullimit të ciklit normal të gjumit është i dëmshëm, duke përfshirë aktivitetet si ngrënja natën vonë dhe ushtrimet kardiovaskulare. Këto ndërprerje, nga ana tjetër mund të ndikojnë në funksionet tona kognitive, duke përfshirë të mësuarit dhe kujtesën.

Eksperimenti i Colwell-it përfshinte dy grupe të minjve, njëri që i lejohej të hanin si dëshironin dhe grupi tjetër ishte i detyruar të hanin gjatë orëve normale të gjumit.më vonë, kur iu dhanë minjve testet mësimore që përfshinin kujtesën dhe të mësuarit, minjtë që kishin ngrënë natën vepruan shumë dobët në krahasim me minjtë në orar normal. Ata madje treguan ndryshime në hippocampus-in e tyre, pjesa e trurit që lidhet me kujtesën afat-gjatë.

Professor Colwell paralajmëron se njerëzit që punojnë në orare të ngarkuara e që u ndikon në gjumin normal për periudha të vazhdueshme kohore, duhet të bëjnë ndryshime të mundshme. Nëse bëhet fjalë për ndonjë pushim, nuk është problem. Por, nëse jeni në ndonjë mjedis pune ku e gjeni veten kronikisht në situata ku orari juaj është gabimisht i vendosur, atëherë ju do të filloni të keni probleme, thekson ai.

Njerëzit që punojnë me ndërrime, sidoqoftë, mund ta rregullojnë gjumin e tyre. Për sa kohë që një person fle në sasi të rregullt të kohës, në të njejtën orë, çdo ditë, trupi do ta rregullojë ritmin e tij. Ndryshimi i orareve të gjumit është armiku më i madh.

Mundohuni mos të hani sasi të madhe të ushqimit të paktën dy orë para gjumit dhe do ta shihni mënjëherë cilësinë e mirë të gjumit dhe rritjen e energjisë në mëngjes./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.