9 C
Priština
More

    Nga gruaja e pastrehë, në kokainë, deri tek gruaja e pasur për vetëm dy vjet!

    spot_imgspot_img

    Historia jetësore e Danny Johnson duket vërtet si një përrallë e Hollywood-it. Sipas revistës „Forbs“, prindërit e Denit ishin të varur nga droga dhe ata jetonin nga ndihma sociale. Sa ishte e vogel ishte keqtrajtuar fizikisht dhe seksualisht, dhe ka ngelur shtatzënë në moshën 17 vjeçe. Katër vjet pas, ajo jetoi në Hawaii, ku ka punuar si kamariere.

    Pastaj ajo filloi të përdor kokainën, por pasi që ajo nuk mund të përballojë një shtëpi, jetonte në makinë. Në ditën e Krishtlindjeve në vitin 1990, u zgjua pas partit (ahengut) dhe shkoi tek njerëzit për rreth saj për të lypur një dozë të kokainës. Sipas deklarimit të saj, ajo ishte e gatshme të angazhohej në prostitucion dhe për këtë shkak ajo e urrente veten sepse ajo e kuptoi se sa ulët ka rënë.
     
    Ajo u përpoq të vriste veten në det. Ajo shkoi në ujë dhe u zhyt në të, kur papritmas dëgjoi një „zë“ i cili e këshilloi që ta marrë vetën.

    „Dëshira për kokainë pastaj u zhduk, nuk kam dashur që të marrë më. Njëra anë e trurit tim më thoshte: „Kjo nuk duhet të jetë jeta jote“, ndërsa një tjetër u përgjigjte: „Ti je një humbëse dhe një dështim“. Kam vendosur që të dëgjoj zërin e parë“ – tha Danny Johnson.

    Ditën tjetër ajo vendosi për të filluar një jetë të re duke gjetur punë. Në rrugë, ajo pa një reklamë që ofron një program të veçantë për humbje peshe. Ajo e thirri atë kompani dhe filloi të ngjiste reklamat e saj në qytet. Porositë kanë filluar ngadalë.

    Ajo rezultoi që Danny Johnson është një shitëse e përsosur. Ajo së shpejti ka fituar para të mjaftueshme për të filluar biznesin e saj me programe për humbje peshe, shumë të njohur në Shtetet e Bashkuara. Vetëm në vitin e parë, ka përfituar shumën prej një milion dollarë, dhe ka hapur 18 qendra për humbje peshe, dhe në vitin 1996 e ka shitur tërë biznesin, e sa për shumën – ishte astronomike. Ajo tani punon si një folëse motivuese dhe ka shkruar një numër të madhë librash. Ajo është e martuar, ka pesë fëmijë dhe katër nipër e mbesa. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...