Sherebela – bimë e vlefshme e femrave

spot_imgspot_img

A keni menduar ndonjëherë për origjinën e emrit Sherebelë? Rrjedh nga latinishtja dhe do të thotë “shërim”. Sherebela është e lidhur shpesh me anën femërore dhe është një aleate e vlefshme e femrave, në veçanti për shqetësimet e vogla apo të mëdha që mund të ndodhin çdo muaj me ciklin menstrual, por edhe në moshën e menopauzës. Efektet e kësaj bime për mirëqenien e femrave ndihmojnë për të balancuar sistemin hormonal.

Në lidhje me menopauzën, efekti pozitiv i sherebelës lidhet me zbutjen e problemit të bezdisshëm të flukseve të nxehtësisë. E dobishme edhe në rastet e dhimbjes së kokës, migrenës (veçanërisht nëse provokohet gjatë ciklit menstrual apo menopauzës), dhe problemeve të frymëmarrjes dhe sekrecioneve të mushkërive.

Mënyra më e lehtë për ta përdorur atë është që të vendoset 4-5 gjethe sherebele në 1 gotë me ujë të vluar, dhe t’i lëmë të kullojnë për rreth 3 minuta, pastaj të filtrohet dhe pihet çaji, duke shtuar një lugë mjaltë. Sherebela, është e përkryer në rastet e problemeve t tretjes, por edhe për problemet më të zakonshme tek gratë në moshë riprodhuese që kanë të bëjnë me fertilitetin./kosovarja.ch/

Anila Mirdita, BioNatural Shop

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.