Gëzojeni familjen tuaj me drekë familjare „me lugë”

spot_imgspot_img

Të gjithë gjatë javës jemi të lodhur nga ushqimet e shpejta apo të thata në punë. Prandaj, ju sugjerojmë këtë recetë çorbe për kënaqësinë gastronomike të cilët do ta vlerësojë stomaku juaj. 

Gjellë me mish të pulës dhe qepë

Nevojitet:

  • 0,5 kg mish pule,
  • 4 qepë,
  • 2 lugë miell,
  • 1 luge specë të kuq të ëmbël,
  • 1 lugë çaji kripë,
  • Vegetë,
  • Vaj
  • Toptha
  • 3 vezë,
  • 8 lugë miell

Përgatitja:
E prisni imët qepën, e kriposni dhe në një tengjere të madhe e zieni me pak vaj dhe ujë deri sa zbutët. Shtoni mishin e prerë në copa të vogla, apo krahë, dhe zieni në temperaturë të  mesme për 15 minuta. Shtoni miellin dhe piperin e kuq dhe perzieni në mënyrë që mos të digjen. Hidheni ujin deri sa të mbulohet e tëra, shtoni temperaturen dhe vazhdoni me zierjen. Pasi që kjo përbërje vlon, zvogëlojeni temperaturen dhe ziejeni edhe gjysmë ore. Nëse ëshë e  nevojshme shtoni akoma vegetë. Vezët tundni me pirun, pastaj shtoni miellin në mënyrë që të fitoni një  brumë elastik me trashësi të mesme. Në gjellën e cila ngadalë po vlon e shtoni brumin. Kur topthat rriten dhe dalin në sipërfaqe, ndalni temperaturen temperaturen, mbulojeni dhe lëreni edhe për një kohë që të zihet./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.

Materialet që zgjasin rrobat

Zbulo si të dallosh shpejt materialet që zgjasin, si të lexosh etiketat dhe si ta kujdesësh garderobën që të mbajë formën dhe ngjyrën më gjatë.

Dashuri pa zhurmë: zgjidhni keqkuptimet

Keqkuptimet ndodhin te të gjithë. Mëso si t’i kthesh në dialog të qetë me hapa të thjeshtë: përgatitje, dëgjim aktiv dhe rregulla të buta.

Ushtrime të shkurtra për gratë

Një plan 5–10 minutësh për lëvizje dhe pushim që përshtatet me ditët e zëna të grave: siguri, qëndrim i mirë, elasticitet dhe rikuperim i mençur.