3 mënyra për të zvogëluar konsumimin e sheqerit, dhe organizmi të mos “qajë” për të

spot_imgspot_img

Në lidhje me atë se sa sheqer ndodhet në ushqimet e përditshme, është e vështirë ta tejkaloni. Për të ju lehtësuar (si dhe për trupin tuaj), ne kërkuam ndihmën e ekspertëve dhe morëm këto 3 këshilla.

Mjeku këshillon: Lexoni etiketat (përmbajtjen)

Ju nuk mund t’i fajësoni ëmbëlsirat sepse ju i doni ato, pothuajse gjysma e sheqerit që konsumoni ndodhet në salcat për makarona, për sallatë, biskota dhe bukë. Këto sheqerna të fshehura janë të rrezikshëm për shkak se ju “tërheqin” – shqisa e juaj shpreson të ndjejë ëmbël, por sa më shumë të konsumoni ëmbëlsira, aq më shumë dhe i doni. Pra, zgjidhja është të lexoni etiketat e ushqimeve që bleni dhe t’i zgjedhni ato me më pak ose pa sheqer.

Nutricionisti këshillon: Hani mëngjes më të shëndetshëm

Të filloni ditën me një petull të ëmbël (kifle, kruasant) ose drithëra të ëmbël është një zakon i tmerrshëm që do të ju shpie në një rreth vicioz. Në mëngjes, menjëherë ngritni nivelin e sheqerit në gjak, që pastaj, pas disa orësh më vonë të ulet, kurse ju të mbeteni me mall për diçka të ëmbël. Thyeni rrethin dhe filloni ditën me bukë të thekur dhe vezë, apo kos me disa fruta.

Psikologu këshillon: Kaloni në anën tjetër

Nëse thjesht nuk mund të ndaloni duke menduar për një copë tortë që ka mbetur në frigorifer, mbathni këpucët dhe shetitni dhjetë minuta rreth bllokut, apo së paku kaloni në një dhomë më të largët. Mos u shqetësoni, dëshira do të hiqet pas 5 minutash./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.