Aroma e keqe e gojës- ilaçi natyral për trajtim me sherebelë, mente dhe livando!

spot_imgspot_img

Mos qëndroni më me gojën mbyllur! Largojeni frymën e keqe me një ilaç tërësisht natyror, të përgatitur me sherebelë, livando dhe mente. Mos u ndjeni keq nëse keni diçka për të thënë … ose dikë për të puthur!

Problemi i frymës së keqe prek shumë njerëz dhe është telash për ata që e vuajnë. Por cilat janë shkaqet që e krijojnë këtë problem? Në shumicën e rasteve kjo ndodh për shkak të një higjiene orale joadekuate ose të pamjaftueshme; ose mund të ketë probleme dentare, grimcat ushqimit që nuk janë larguar pas ngrënies, problemet e tretjes ose pirja e duhanit.

Një ilaç natyror për të mposhtur atë që është quajtur zakonisht halitosis, është një çaj bimor me sherebelë, mente dhe livando. Ja se si përgatitet:

Përbërësit:

– 3 gr. livando;

– 3 gr. sherebelë;

– 3 gr. mente.

Përgatitja:

Grimconi dhe përzieni së bashku këto bimë, pastaj shtoni 120 ml ujë të vluar dhe lëreni kështu për 10 minuta. Përdoreni këtë çaj për të shpëlarë gojën disa herë në ditë.

Nga: Anila Mirdita

Foto: pixabay

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...