Çfarë duhet të hani nëse keni heliko bakterien

spot_imgspot_img

Bakteria Heliko apo si emërohet nga ekspertët “Helicobacter pylori”, është një lloj bakterie që shkakton ulçerën në stomak duke dëmtuar mukozën e stomakut dhe të zorrës së hollë. Po ju paraqesim gjithçka që ju duhet të dini në lidhje me këtë bakterie.

Heliko bakteria mund të transmetohet nga njeriu në njeri përmes fecesit, ushqimit apo ujit të kontaminuar si dhe përmes kontaktit intim. Shërohet ekskluzivisht përmes një përzierje të antibiotikëve si dhe me ushqimin e duhur. Nëse jeni të diagnostifikuar me heliko bakterie, atëherë ja se si duhet të ushqeheni gjatë trajtimit të saj

Konsumi i perimeve nga familja e lakrave

Nëse keni këtë bakterie në lukth, atëherë jeni në rrezik të madh për të pasur kancerin në lukth, për atë duhet të konsumoni sa më shumë perime nga familja e lakrave. Këto perime ju ofrojnë mbrojtjen e stomakut si dhe të zorrës së hollë. Ata janë shumë të pasura me vitaminë A, C, E dhe K, folate dhe minerale si dhe konsiderohen si perime anti – kancer. Në këtë familje të lakrave përfshihen: brokoli, lakra jeshile, lakër brukseli, lulelakër, rrepa, rukola. Nëse keni këtë bakterie, mjekët rekomandojnë të konsumoni 2-3 gota në ditë me këto lloj perime.

Hekur dhe Vitamin B-12

Heliko bakteria mund të shkaktojë edhe dobësimin e absorbimit të hekurit dhe vitamins B12 në trup, e cila mund të çojë deri në anemi. Sa më shpejtë që kjo bakterie të shkatërrohet si rezultat i antibiotikëve, atëherë edhe aftësia që organizmi të absorbojë materiet e vlefshme ushqyese, dukshëm do të përmirësohet. Nëse nuk dëshironi të përdorni suplemente, atëherë në dietën tuaj të të ushqyerit shtoni sa më shumë përmbajtje të hekurit dhe vitamins B12. Konsumoni mish të kuq, të shpezëve, bishtajore si dhe drithëra.

Zvogëloni përdorimin e kripës

Nëse e keni këtë bakterie dhe konsumoni tepër kripën, atëherë rreziku i kancerit në lukth është në rritje. Studimet tregojnë se infeksioni nga kjo bakterie mund të rritet e të vie deri në sëmundje kancerogjene. Zvogëloni përdorimin e kripës dhe shmangni ushqimet e përpunuara industrialisht, të cilat në përgjithësi janë të pasura me natrium, dhe kjo veçanërisht vlen për ushqimet e konzervuara dhe ato të gatshme. Gjithashtu, anashkaloni gjërat e kripura si patatet e skuqura (çipsat) si dhe krekerë të ndryshëm në formë të kripur.

Vitamina C mund të përshpejtojë procesin e shërimit të lukthit si dhe të reduktojë efektet anësore të trajtimit. Pasi ta hiqni qafe këtë bakterie nga trupi juaj, vitamina C zvogëlon ndryshimet para-kanceroze në stomakun tuaj. Vitamina C gjendet në shumicën e agrumeve, ndërsa janë të pasura edhe luleshtrydhet (dredhëzat), specat e kuq si dhe frutat tjera dhe perimet./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.