Si ndikojnë tek adoleshentët bisedat me prindër lidhur me seksin 

spot_imgspot_img

Të flasësh për seks me prindërit, posaqërisht me nënat, mund të influencojë adoleshentët të përdorin masa mbrojtëse, përfshirë edhe perzervativë. 

Mirëpo përderisa biseda me prindërit është një faktor i rëndësishëm, ajo nuk është faktori i vetëm, pasiqë intensiteti i bisedës prind-fëmijë rreth edukatës seksuale nuk është edhe aq i madh.

Prindërit duhet të flasin edhe për tema që ndikojnë në shmangien e veprimeve të rrezikshme seksuale, sikurse temat për përdorimin e substancave narkotike, shtypjet nga bashkëmoshatarët e tj.

Adoleshentët që kanë patur biseda të tilla janë dëshmuar si më të kujdesshëm kur bëhet fjalë për seksin si dhe përdorimin e mjeteve kontraceptive, madje efekti ka qenë edhe më i fuqishëm tek gjinia femërore.

Problemi qëndron në atë se shumica e programeve për edukatë seksuale janë të predestinuara vetëm për adoleshentë, andaj duhet bërë edhe të tilla që i mësojnë pridnërit se si duhet edukuar fëmijët rreth seksit dhe seksualitetit. Një familje e vërtetë duhet ti edukojë fëmijët e saj dhe ti përgadisë se si duhen bërë gjërat, dhe kur duhen bërë. Shumica e prindërve nuk hapin biseda të tilla pasiqë frigohen se pas bisedës fëmijët do të mendojnë më shumë rreth përfshirjes në aktivitete seksuale.

Rinia nuk mund të flasë me prindërit për sëmundjet seksuale, për limitet seksuale, për prezervativët e tj. Kur prindërit bëhen modeli që duhet ndjekur dhe komunikojnë hapur për këto çështje, i lënë shumë pak imagjinatës dhe i bëjnë fëmijët më të përgjegjshëm në këtë drejtim./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.