Si ta parandaloni rritjen e plagëve dhe të gërvishtjeve

spot_imgspot_img

Keni lëkurë të ndjeshme, jeni të pakujdesshëm, keni një mace që I pëlqen t’ju grithë? Mësoni se si natyrshëm ta përshpejtoni plagët dhe gërvishtjet.

Disa njerëz kanë lëkurë të butë dhe të ndjeshme, te të cilët plagët dhe grithjet shërohen shumë ngadalë. Në farmaci ekzistojnë ilace për këtë qëllim, por po ashtu ekzistojnë edhe ilace shtëpiake.

Hapat e parë

Kur shkaktohet plaga a gërithja duhet menjëherë ta dezinfektoni. Këtë mund ta bëni me ndihmën e kripës dhe ujit (dijeni se kjo djeg) apo me sapun antibacterial. Shtypenni pak plagën dhe vendosni një fashëz ose lëreni të thahet natyrshëm. Mos e prekni dhe mos e qërroni në asnjë menyrë derisa të fillojë të shërohet dhe korja të bjerë vetë. Plaga gjithmonë duhet të jetë e pastër dhe e mbrojtur (e lidhur apo e lyer me preparate qe e ndihmojnë të shërohet). Kur e pastroni plagën, mos përdorni mjete shumë të forta dezinfektuese. Kohë pas koohe mund të merrni edhe kapsula me vitamin E për ta përshpejtuar shërimin.

Aloe vera dhe hamamelis

Pas dezinfektimit të plagës a gërvishtjes, lyejeni atë me xhel aloe vera dy herë në ditë.

Krahas kësaj rekomandohet të përdorni edhe tonik nga hamamelisi – poashtu dy herë në ditë. Mund t’I gjeni nëpër barnatore. Lyejini me to varat dhe pastaj lëreni të qëndrojë gjatë tërë natës ashtu.

Truke të tjera “bimore”

Në plagë e në vendin ku jeni grithur (te këto të fundit më pak) mund të lyeni pak me spec të kuq për përmirësim të shpejt, por assesi në plagë të hapur.

Ledum apo caji labrador mund të gjendet në barnatore dhe në biodyqanet. Mund të blini vaj eterik. Është I shkëlqyeshëm kundër infeksioneve të plagëve – ndihmon që trupi në mënyrë natyrale të mbrohet nga infeksioni por edhe e pakëson dhimbjen.

Përdoreni më shpesh, pasi ky preparat pengon ndërrimin e ngjyrës së lëkurës dhe krijimin e plagës.

Lule të bukura

Po ashtu edhe lulja e lavandës dhe e kumakut është më shumë se efektiv. Sidomos në gjendjen e mehlemit, por përdoret edhe si caj.Ndikon në mënyrë antiseptike. Vaji I levandës në fazën e parë ndihmon edhe më shumë se ilacet e tjera të blera nëpër farmaci. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.