Virusi i hepatitit – një vrasës i heshtur

spot_imgspot_img

Sipas vlerësimit të organizatave botërore të shëndetësisë, cdo i dymbëdhjeti person në botë është i sulmuar kronikisht nga virusi hepatit B apo C.

Hepatitisi C

Sipas vlerësimeve të organizatave botërore të shëndetësisëcdo i dymbëdhjeti person në botë është i sulmuar nga virusi hepatit B apo C, ndërsa në vit kurohen disa qindra njerëz.

Cështja është se vetëm 20 për qind e të sëmurëve e dinë se e kanë këtë virus, pasi simptomet e tij janë të butrë dhe nuk hetohen, që do të thotë se kemi të bëjmë me një “vrasës të heshtur”.

Ky virus nuk bartet me shtrëngim duarsh, përqafim apo ndejtje në hapësira të njëjta me njerëz të infektuar.

“Nuk ekzistojnë grupe të rrezikshme, por vetëm mënyra jo të drejta të sjelljes”, thonë ekspertët. Ata pohojnë se kanceri i mëlcisë është i gjashti më i shpeshti në botë dhe e treta si arsye për vdekjen e njerëzve.

Duke folur për problemin me të cilin ballafaqohen pacientët, ekspertët pohojnë se një ndihmesë e madhe mund të ishte testimi vullnetar, i cili është i pamundur për shkak të mungesës së reagensit.

Në vitin 2011 me terapi kanë qenë 367 të sëmurë, gjatë 2012 numri i të regjistruarve u rrit në 602. Pacientët shpesh edhe nuk i kanë të njohura mundësitë e shërimit. Për shkak të një mostransparence ata nuk kanë njohuri kur dhe ku mund më së shpejti mund të vijnë deri te terapia, gjë që për pasojë i tërheq pacientët në vetmi dhe i izolon ata.

Kjo paradigmë sëmundjeje e kohës sonë mund të bartet edhe nëpërmjet gjakut të infektuar, me anë të seksit, por ekziston rreziku i bartjes edhe përmes pedikirit, manikirit dhe tatuve.

Për ekspertët është krejtësisht e pakapshme sesi ndodh që infektohen me virusin e hepatitit B edhe personat qe jane vaksinuar me kohes sipas traditës.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.