9 C
Priština
More

    Udhëzues i plotë si të aplikoni grimin në sy

    spot_imgspot_img

    Më në fund, një mënyrë e lehtë si të deshifroni tutorialet e komplikuara!

    Lajneri për sy, maskara, brushat për hijëzim – oh sa shumë gjëra! Të mësuarit për aplikimin e makiazhit të syve nuk është një detyrë e lehtë dhe nëse keni vështirësi në deshifrimin e këtyre tutorialeve të ndërlikuara, ju propozojmë një udhëzues të lehtë për secilën pjesë të syrit ku duhet aplikuar më së miri, lajneri, hijëimet dhe maskara.

     

    Pjesa kockore nën vetulla dhe hijëzimi

    Nëse dëshironi që vetullat tuaja të theksohen dhe të ekspozojnë më tepër hapësirën e syve, ju mund të shtoni një hijëzim mat ose me shkëlqim të zbehtë direkt në zonën poshtë vetullave.

    Kapaku i syrit

    Në mënyrë tipike, hijëzimi kryesor duhet të jetë në kapakun e syrit, por mund të bëheni kreativ me aplikimin e lajnerit poashtu. Disa femra kanë shumë hapësirë këtu, ndërsa disa të tjera kanë shumë pak – kjo ndryshon nga personi në person.

    Shtresa e rrudhur

    Mes pjesës kockore nën vetulla dhe kapakut të syrit, aplikoni një hije të errët të hijëzimit për sy, që të shtoni dimenzion në syrin tuaj.

    Pjesa e jashtme apo skaji i syrit (Forma V)

    Këto janë qoshet e jashtme të syrit ku lajneri apo hijëzimet më të errëta aplikohen në formë ”V”, edhepse mund ta përzieni makiazhin tuaj në formë “C” për efekt më të butë.

    Qerpikët e sipërm

    Mbi apo në skajet e qerpikëve të sipërm, ju mund të theksoni syrin tuaj me lajner apo hijëzim për sy, ose thjeshtë maskara.

    Vija e lëngshme brenda syrit

    Vija e lëngshme brenda syrit mund të theksohet me lajner të errët për të shtuar një pamje më të nxirë ose lajner të zbehtë apo me ngjyrë të lehtë që sytë të duken më të gjerë dhe më të kthjellët.

    Qerpikët e poshtëm

    Mënjëherë pas vijës së lëngshme të syrit, janë qerpikët e poshtëm në të cilët mund të aplikohet hijëzim për të përcaktuar sytë.

    Kanali lotsjellës

    Ky është këndi i brendshëm i syrit ku ju mund të shtoni pak hijëzim të zbehtë ose me shkëlqim për ti theksuar sytë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...