5 këshillat më të mira për aplikimin e lajnerit

spot_imgspot_img

Kur shoqet ju sigurojnë se aplikimi i lajnerit është make up më i thjeshtë të cilin mund ta bëjnë në çast, nuk e keni të qartë përse ju nuk ju shkon për dore? Që të mund të ju lehtësojmë këtë mund, po ju paraqesim 6 rregulla të arta për aplikimin e eyeliner-it.

Ka pak gjëra që mund të na shqetësojnë më shumë se aplikimi i eyeliner-it.

I tërë make up duket i përsosur dhe nevojitet vetëm edhe një linjë me tush … dhe i tërë tregimi ndalon këtu. Linja juaj nuk është as e drejtë as preçize, e kur filloni ta përmirësoni bëhet gjithnjë e më e trashë.

E njohur?

Me dëshirën të ju ndihmojmë po ju sjellim 6 këshilla të thjeshta për aplikimin e eyeliner-it:

1. Në vend të lapsit me gomë për fshirjen e linjave, merrni ndonjë hijëzues mat dhe furçën e pjerrtë me të cilën do ta bëni këtë. Edhe pse në shikimin e parë lapsi me gomë duket si zgjidhje plotësisht logjike dhe e thjeshtë, në realitet është krejt ndryshe. Shpesh këto goma mund të gërvishtin, ashtuqë brusha e lagësht dhe hijëzuesi janë zgjidhje shumë më e mirë.

2. Lapsi i fortë, përveç që nuk rrëshqet mbi qepallën e syrit, ai edhe gërvishtë. Rezultati është mjaft i dhimbshëm, kurse linja juaj e zezë është e pasuar me skuqje. Për këtë, nxeheni majen e lapsit me tharëse flokësh, që ta zbutni lapsin i cili pastaj do të rrëshqasë nëpër qepallë, kurse linja juaj do të jetë e pastër.

3. Skenari më i keq i mundshëm: Jeni rregulluar për në punë dhe pikërisht kur keni dashur të vendosni tushin, e keni kuptuar se e keni harxhuar. Ju propozojmë dy zgjidhje. Nëse nuk preferoni linjë të drejtë, aplikoni maskarë me kujdes edhe në qepallë dhe shtrijeni me shkopin higjienik. Zgjidhja e dytë është që me furçën e pjerrtë të përshkoni skajin e maskarës dhe aplikoni ngjyrën si eyeliner-in.

4. Në vend që linjën tuaj të tushit ta filloni nga ana e brëndshme e syrit, filloni nga pjesa e jashtme e qepallës drejtë të brëndshmes. Linja do të jetë më e drejtë, më preçize dhe do të ketë trashësinë që ju e dëshironi. Edhe atë në të dy sytë.

5. Tushi i lëngshëm në qepallë duket shumë më bukur se lapsi. Por, nëse e keni problem të bëni linjë në qepallë me të, më parë bëjeni me laps, e pastaj nëpër të njëjtën linjë kaloni me tush. Kjo SOS këshillë është e shkëlqyer për fillestarë.nja juaj e zezë është e pasuar me skuqje. Për këtë, nxeheni majen e lapsit me tharëse flokësh, që ta zbutni lapsin i cili pastaj do të rrëshqasë nëpër qepallë, kurse linja juaj do të jetë e pastër./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kopshti: larja dhe ruajtja e rrobave — udhëzues praktik për tharje në ballkon/oborr dhe ruajtje sezonale

Udhëzues praktik për të tharë rrobat në ballkon/oborr dhe për t’i ruajtur sezon pas sezoni, me fokus të veçantë në sigurinë ndaj detergentëve dhe kimikateve të zakonshme në shtëpi.

Koleksione: si të dalloni llojet e materialeve dhe të zgjidhni copa veshjesh që zgjasin

Si të njohim materialet e veshjeve dhe të bëjmë zgjedhje blerjeje që zgjasin më shumë, me fokus tek etiketa, riparimi dhe ndikimi mjedisor sipas udhëzimeve të BE-së dhe analizave të EEA-së.

Kosovarja: rituale të përditshme familjare për të mbajtur gjuhën dhe traditat shqipe me fëmijët në diasporë

Rituale të thjeshta e të përditshme në familje — vakte të përbashkëta, gatime e lexime në shqip, lëvizje dhe vëmendje të përqendruar — ndihmojnë të mbajmë lidhjen me gjuhën dhe traditat kulturore. Praktikat e sugjeruara mbështeten në parimet e mirëqenies mendj

Recetë | Gjellë e lehtë familjare: Pulë me perime stine dhe oriz i thjeshtë — ide për familje Kosovë‑Zvicër

Recetë praktike dhe e shpejtë për familje: pulë me perime stine dhe oriz i thjeshtë, me këshilla për përbërje të ekuilibruar dhe rregulla bazë për higjienën e ushqimit.