Parukieri i Kim Kardashian ka disa këshilla për të gjitha vajzat

spot_imgspot_img

Kim Kardashian i pëlqen flokët bjondë, prandaj ekperimenton herë pas here dhe gjithmonë godet në shenjë. Parukieri i saj Chris Appleton në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, tregon disa sekrete lidhur me flokët bjondë. “Rrënja e flokëve luan një rol thelbësor në dukjen e tyre. Ne jemi mësuar me idenë se rrënja duhet të jetë gjithmonë e lyer, por jemi në vitin 2018 dhe është koha për ndryshim”, -tregon ai. Dhe realisht rrënja e palyer është kthyer në modë.

Zgjedhja e ngjyrës bjonde nuk është aq e thjeshtë sa mund ta mendoni, por duhet të keni parasysh disa gjëra, para se të zgjidhni nuancën e përshtatshme për ju. Sipas Chris ngjyrën e flokëve duhet ta zgjidhni në varësi të ngjyrës së lëkurës, ngjyrës së syve dhe personalitetit tuaj. Po ashtu, nëse ndyshoni flokët duhet të ndryshoni edhe nuancat e make up-it, për t`i përshtatur me ato të flokëve.

Chris dha edhe një këshillë shumë të vlefshme për të gjitha vajzat që i kanë flokët e lyera. Ai tha se gjëja kryesore, që duhet të ketë parasysh dikush që i ka flokët e lyera është përdorimi i një shampoje pa sulfate dhe silikone, të cilat ndikojnë në zbehjen e ngjyrës.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.