Qumështi i nënës – ditët e para të ushqimit janë më të rëndësishmet për foshnjen

spot_imgspot_img

Qumështi i nënës për foshnjen është ushqimi më i mirë dhe tepër i rëndësishëm për shëndetin e tutjeshëm të foshnjes.

Ditët e para të të ushqyerit janë jashtëzakonish të rëndësishme dhe shpeshherë vendosin për jetën apo vdekjen e foshnjes. Qumështi i nënës për çdo krijesë është ushqimi i vetëm që i duhet për zhvillim, për viçin qumështi i lopës, për qengjin – i deles, për njeriun- i nënës. Vetëm qumështi i nënës është i përbërë ashtu që të mundësojë zhvillim të drejtë fiziologjik dhe biologjik.

Qumështi i parë ( colostrum ) përmban enzime të dobishme , kripëra , vitamina të njohura dhe të panjohura dhe gjëra të tjera të cilat ne nuk mund të gjejmë në të njëjtën formë në asnjë ushqim tjetër. Përveç kësaj , në qumësht janë substancat imunitare dhe aleksinat , të cilat mbrojnë trupin e foshnjes nga sëmundjet.

Kundër argumentit të dobës se për shkak të të ushqyerit me qumësht gjiri mund të sjellë përkeqësimin e shëndetit dhe bukurisë së nënës. Përkundrazi, nëna e tillë është më e shëndetshme sepse në atë kohë gjëndrrat me sekrecion të brendshëm veprojnë më mirë dhe më fortë.

Shfrytëzimi i ushqimit është i shkëlqyer, trupi është i ngopur me vitamina që i merr gjatë të ushqyerit. Rigjenerimi i organeve të barkut është më i mirë në nënat që japin gji , sesa në ata që ushqenin me qumësht gjiri të hequr me dorë . edhe lidhja shpirtërore mes foshnjes dhe nënës përforëcohet nëse nëna e ushqen rregullisht me qumësht gjiri atë, andaj që të dy kanë dobi nga ky proces.

Për zhvillim normal dhe imunitet kundër sëmundjeve, qumështi i gjirit është i rëndësisë së madhe. Shpesh nënat e reja shqetësohen nëse qumështi nuk del në ditën e parë pas lindjes së foshnjes. Në fillim tajitet vetëm kolostrumi- qumështi I parë, qumështi normal fillon të tajitet që nga dita e tretë e ndonjëherë nga e katërta e deri tek e gjashta pas lindjes. Andaj, nënat e reja, mos u shqetësoni nëse në ditën e parë nuk është gjithçka ashtu si e keni menduar gabimisht.

Nëse nuk keni mjaftueshëm qumësht, përdorni preparate nga hithra ( Urtica dioica) apo preparate të kalciumit të kombinuar me hithër(Urticalcin). Preparati në bazë bimore Lactabono gjithashtu inkurajon sekretimin më të mirë dhe më të bollshëm të qumështit./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.