Kur një grua mund të mbetet shtatzënë pas shërimit nga Coronavirusi?

spot_imgspot_img

Coronavirusi gjithsesi ndikon në shëndetin e pacientëve, gjë që është veçanërisht shqetësuese për gratë që planifikojnë të mbeten shtatzënë.

Për faktin se virusi ndikon negativisht në organet e brendshme, nuk është e dëshirueshme që të planifikohet menjëherë shtatzënia, sepse “dëmtimi” i shkaktuar në organizëm është shumë i rëndë, ndërsa rikuperimi është i domosdoshëm.

Një burrë që ka kaluar coronavirusin mund të përballet me ulje të fertilitetit, gjë që përbën problem për planifikimin familjar, mirëpo nëse është gruaja ajo që është infektuar, një faktor i rëndësishëm është ashpërsia e infeksionit.

Me transmetimin asimptomatik të coronavirusit ose të një rrjedhe të lehtë të sëmundjes, shtatzënia mund të planifikohet menjëherë pasi gruaja të shërohet dhe të ndihet mirë. Praktikisht, nga cikli i ardhshëm menstrual, thonë gjinekologët.

Pas një faze të moderuar ose të rëndë të Covid-it, nëna e ardhshme duhet të shërohet plotësisht dhe të ekzaminohet për të përjashtuar komplikimet dhe sëmundjet e rënda. Në vetvete, kurora nuk çon në infertilitet dhe nuk shkakton probleme shëndetësore tek fëmija i palindur.

Gjinekologu thekson se është padyshim më mirë që çifti të konsultohet me gjinekologun e zgjedhur i cili do të japë vlerësimin më të mirë

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Zgjidhni keqkuptimet pa ngritur zërin

Keqkuptimet zgjidhen më lehtë me bisedë të qetë. Ja si të përgatitesh, të dëgjosh dhe të vendosësh kufij që sjellin zgjidhje, jo zhurmë.

Paragjella familjare: plan javor i thjeshtë

Menu javore e balancuar, parapërgatitje 90‑min, ruajtje e sigurt dhe ndarje detyrash për familje Kosovë–Zvicër. Hapa praktikë nga fryma Paragjella te Kosovarja.

Hidratimi dhe ushqimi në ditët e nxehta

Plan i thjeshtë për pije, vakte dhe freskim të ambienteve në vapë, me kujdes të veçantë për fëmijët dhe të moshuarit. Ndiqe ditën me lehtësi.

Koleksione: si zgjasin materialet e veshjeve

Dallo materialet me sy dhe prekje, lexo etiketat me zgjuarsi dhe mirëmbaji thjesht: udhëzues praktik i Kosovarja për rroba që zgjasin dhe kapsulë familjare.