Një zëvendësues i shëndetshëm i sheqerit të bardhë, pa kalori – Çfarë është eritritoli

spot_imgspot_img
Nga përdorimi i deritanishëm, mund të konfirmohet se eritritoli është një ëmbëltues i sigurt dhe përdoret më së shumti nga diabetikët dhe njerëzit në dieta reduktuese.

Me siguri keni lexuar shumë për sheqerin e bardhë dhe e dini se sa i keq mund të jetë për shëndetin tuaj dhe kjo është arsyeja pse jeni nisur në kërkim të një zëvendësimi të shëndetshëm pa kalori.

Sheqeri i bardhë nuk ka vitamina, minerale por vetëm një shije të ëmbël, trupi ynë nuk i njeh ato si energji dhe i shndërron në yndyrë rreth belit. Kjo substancë është një nga shkaqet kryesore të diabetit, obezitetit dhe sëmundjeve të tjera.

Në këtë tekst do t’ju prezantojmë një nga zëvendësuesit më të shëndetshëm të sheqerit të bardhë, që është eritritoli, i cili edhe pse përdoret në mënyrë të ngjashme, shfaq efekte të ndryshme në tretjen tuaj, nivelet e glukozës në gjak dhe shëndetin oral.

Çfarë është eritritoli

Eritritoli dhe sheqeri i bardhë kanë një pamje dhe shije shumë të ngjashme, pothuajse identike, ku eritritoli ka rreth 70% ëmbëlsi si sheqeri, por ka 0 kalori. Ai nxirret nga bimët ose industrialisht nga niseshteja. Në natyrë, gjendet në bimë në sasi të vogla, si rrushi, dardha, shalqiri, disa lloje kërpudhash, ushqime të fermentuara si vera, birra, djathi, etj. Gjendet gjithashtu në indet e njeriut dhe në lëngjet e trupit.

Është i njohur edhe në industrinë ushqimore si suplement dietik E968.

Pse eritritoli është një zëvendësues i shëndetshëm i sheqerit të bardhë?

I popullarizuar për përdorim të përditshëm, ky produkt përdoret si ëmbëltues për kafe, çaj, lëngje, pije joalkoolike, ujëra me aromë, ëmbëlsira, etj.

Dallimi kryesor midis eritritolit dhe ëmbëltuesve të tjerë është se nuk ka kurrfarë efektesh laksative, të cilat janë të zakonshme në alkoolet e tjera të sheqerit.

Arsyeja më e madhe për këtë është se më shumë se 90% absorbohet në zorrën e hollë. Kjo pjesë nuk metabolizohet dhe tajitet e pandryshuar në urinë. Pjesa e mbetur më pak se 10% arrin në zorrën e trashë dhe metabolizohet pjesërisht. Vetëm rreth 5% e vlerës thelbësore kalorike të eritritolit i sigurohet trupit.

Me një përmbajtje prej 1.6 për qind në pije, nuk shkakton efekt laksativ. Kufiri i sipërm i tolerancës është 0,78, ose 0,71 gram për kilogram të peshës trupore tek të rriturit dhe fëmijët.

Për përdorim të sigurt te fëmijët, një panel shkencor i Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore ka rekomanduar që kufiri i sipërm për një vakt ose pije të jetë 0,6 gram për kilogram të peshës trupore.

Në doza të vogla, zakonisht nuk shkakton efekte laksative, gazra ose fryrje, siç ndodh shpesh pas konsumimit të produkteve tjera të sheqerit (maltitol, sorbitol, ksilitol dhe laktitol).

Dozat e larta mund të shkaktojnë nauze, fryrje dhe diarre. Në raste të rralla, eritritoli mund të shkaktojë urtikari.

Shkencëtarët theksojnë se rreth 20 deri në 35 g eritritol tolerohet lehtësisht. Gjithashtu, është termostabil, që do të thotë se nuk e humb ëmbëlsinë deri në 160 gradë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.