3 këshilla thelbësore që duhet t’i keni parasysh sidomos javën e parë të bashkëjetesës/martesës

spot_imgspot_img
Vetëm se nuk keni bërë ende atë dasmën e shumëpritur, s’do të thotë se s’mund ta quani veten të martuar. Bashkëjetesa kërkon punë, përkushtim dhe shumë tolerancë, por le të flasim për javen e parë të martesës/bashkëjetesës. Ka disa gjëra që duhen diskutuar (ose hequr dorë) sidomos ditët e para të jetesës së bashku.
Lamtumirë telefon

Tingëllon e çuditshme sepse ju e keni pritur me padurim momentin kur ai t’ju propozonte dhe doni ta ndani me të gjithë botën. Megjithatë bëni kujdes sepse nguti për t’ju treguar të gjithëve mund t’ju shkëpusë vëmëndjen nga partneri juaj. Njëkohësisht, njerëzit do nxitojnë t’ju bëjnë pyetje dhe t’ju kërkojnë sugjerime, prandaj është e sugjerueshme që javën e parë të shkëpusni marrëdhëniet me të gjitha rrjetet sociale.

Flisni për ekonominë

Pavarësisht se një bisedë parash do ju duket e papërshtatshme, kjo është pikërisht biseda e parë që ju duhet të bëni. Nëse kjo gjë nuk ndodh, pas tre javësh ose muajsh do ta gjeni veten duke menduar sesi të gjeni paratë për të realizuar planet që kishit në mendje. Duhet të përcaktoni një buxhet për shpenzimet dhe t’i premtoni njëri-tjetrit që nuk do shpenzoni më shumë seç duhet.

Merreni me qetësi

Nuk duhet ta konsideroni si një konkurs ku duhet të dilni sa më mirë. Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve dhe mendojini gjërat para se të vendosni. Nuk është e thënë që duhet t’i keni të gjitha të planifikuara që javën e parë.

Burimi: Women’s Health

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.