A është normale që fëmijët të mësojnë gjuhë të huaja që në klasë të parë?

spot_imgspot_img

Kjo është një temë mjaft e diskutuar kohët e fundit, sidomos pas vendimit se gjuha e huaj do të nistë që në klasën e parë, krahasuar me më parë kur niste në klasën e tretë të arsimit fillor. Por çfarë ndikimi do të ketë ky vendim në të ardhmen?

Gjuhët e huaja janë kulturë dhe d omosdoshmëri në ditët e sotme, mirëpo në kushtet aktuale, duhet të kuptojmë më tepër problemet që lindin prej mësimit në moshë të hershme të anglishtes, apo gjuhëve të tjera. Është e vërtetë që në moshë më të vogël, aftësia për ta mësuar diçka të re është më e madhe. Por ne sot po përballemi me një shumicë shqiparësh që nuk njohin mirë gjuhën shqipe.

Gjuha jonë amtare është ndër më të vështirat për shkak të fjalorit të pasur dhe gramatikës së ngarkuar. Ajo kërkon vëmendje dhe përkushtim maksimal për ta kuptuar dhe përdorur në mënyrën e duhur, kjo për shkak se përvetësimi është tepër i vështirë. Në këto kushte, duke e mbingarkuar trurin e një fëmije, duket sikur mangësitë në gjuhën shqipe të folur dhe të shkruar do të thellohen akoma më tepër.

Të mësosh gjuhë të huaja është kulturë dhe meriton vlerësimin e vet, ama duhet të jemi pak më racionalë në të menduar. Nuk paten problem brezat tanë që i filluan gjuhët e huaja më vonë, përkundrazi arritëm të “përthithnim” më mirë rregullat e gjuhës shqipe. Personalisht mendoj se duhet të investohet më tepër në gjuhën mëmë. Është më e ndershme të mos dish shkëlqyeshëm anglisht duke qenë shqiptar, se sa të jesh shqiptar, të dish shkëlqyeshëm anglisht, ama të mos dish të shkruash gjuhën shqipe pa gabime.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Organizimi sezonal i garderobës — sistem familjar për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizim sezonal të garderobës në familje: hapa të qartë për inventar, rotacion, ruajtje, riparim dhe blerje më të menduara, me fokus te kursimi dhe reduktimi i mbetjeve tekstile.

Horoskop ditor argëtues: yjet për dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop ditor i krijuar për argëtim: parashikime të lehta dhe të qeshura për dashuri, punë dhe mirëqenie, të përshtatura për lexuesit në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Hapësira e parë që mirëpret: ide funksionale për hyrjen e një apartamenti familjar

Si të organizoni hyrjen e një apartamenti familjar me fokus në funksionalitet dhe siguri: ide praktike për ruajtjen e produkteve të pastrimit, parandalimin e helmimeve dhe veprimet e para në rast incidenti.

Kozmetikë e përditshme: metoda të thjeshta organizimi dhe kontrolli i afateve të përdorimit

Udhëzues praktik për organizimin e kozmetikës së përditshme: si të kontrolloni afatet e përdorimit, si t’i ruani higjienikisht produktet dhe mënyra të thjeshta për të shënuar datat e hapjes.