Nëse veproni kështu kurrë nuk do t’ju vijë era djersë!

spot_imgspot_img

Ekziston mënyra që përgjithmonë të shpëtoni nga aromat e pakëndshme të shkaktuara nga djersitja, kështu që nuk do të shëroni pasojat por shkaktarin.Djersitja e tepërt është diçka që vërtet mund t’ju krijojë situata shumë të pakëndshme. Pa marrë parasysh që keni shprehi të mira higjienike dhe që shpesh bëni dush, së paku njëherë me siguri keni bërë pyetje se si është e mundur që djersa të ndihet vetëm pak orë pas dushit.

Përgjigjen kësaj pyetjeje ia kanë dhënë shkencëtarët, të cilët thonë që fajtori më i madh është ushqimi dhe edhe nëse bëni më shpesh dush nuk do t’ju ndihmojë të pengoni aromat e pakëndshme të trupit tuaj.

Në qoftë se pini më shumë kafe sesa ujë, është koha që sa më shpejt të ndryshoni këto shprehi të këqija, tërheq vërejtjen dr. Jamuna Pai.

Ajo thotë që diçka që tashmë jemi të sigurt që dimë, që djersa vetvetiu nuk lëshon erë të pakëndshme, por për erë të pakëndshme “fajin” e kanë bakteret, të cilat gjenden në lëkurë, të cilave u është bazë e shkëlqyeshme për zhvillim të kombinimit të djersës dhe qelizave të vdekura.

Djersë quhet edhe lëngu i njelmët, i tejdukshëm, të cilin e prodhojnë dhe e tajitin gjëndrat e djersës, duke plotësuar kështu funksionin e ftohjes së trupit tonë.

Për të arritur sukses në shërimin e gjëndrave të djersës, dr. Pai ju këshillon që të hani ushqim të shëndetshëm dhe të balancuar.

Shmanguni konsumimit të hudhrës dhe të qepës, ndërkaq ushqimin tuaj pasurojeni me pemë dhe perime, ndërkaq me atë rast kujdesuni që në mënyrë adekuate të merrni proteina, drithëra integrale dhe shtesa siç janë kompleksi i vitaminave B dhe zinku bashkë me konsumimin e mjaftueshëm të ujit gjatë ditës.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Rutina e flokëve pas ditëve të nxehta

Rikthe butësinë dhe lagështinë e flokëve pas vapës me një rutinë Pandora: hapa të butë, hidratuese dhe të zbatueshëm në 10 minuta.

Ushtrimet e shkurtra për gratë kosovare

10 minuta për energji, humor dhe qëndrim më të mirë – rutina e shpejtë që i përshtatet ditës tënde të zënë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënat

Je shtatzënë ose po planifikon? Këtu gjen shenjat kryesore, hapat e parë të kujdesit dhe mënyra si ta mbështesësh veten emocionalisht në ditët e para.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik nga Kosovarja: si të dallosh materialet, të lexosh etiketat dhe të kujdesesh që garderoba familjare të zgjasë më shumë.