Pije që nuk bën assesi ta porosisni në kafene: Është plot bakterie!

spot_imgspot_img

Të gjithë besojmë që objektet për ushqim dhe pije në të cilat shpesh kalojmë kohën janë të pastra, mirëpo nuk mundemi gjithmonë të jemi të sigurt që çdo gjë që ndodhet aty mund ta konsumojmë pa bakterie.

Nuk dëshirojmë të themi që herën tjetër kur të uleni në kafene duhet të merrni mjetet personale higjienike, por thjesht duhet të mësoni cilat pije assesi nuk bën t’i porosisni në mënyrë që të shmangni kontaktin e rrezikshëm me bakteret.

Një hulumtim ka treguar që në pije të cilat të gjithë i porosisim fshihen më së shumti baktere, e ajo është gota me ujë apo lëngu i gazuar me fetë limoni, shkruan HuffPost.

Hulumtuesit kanë testuar 76 feta limoni nga 21 restorante dhe kanë zbuluar që 70%, përkatësisht 53 feta janë të infektuara me bakterie.

Edhe pse ky nuk është hulumtimi më gjithëpërfshirës që ka të bëjë me këtë temë edhe vetë mund të vëreni që feta e limonit të cilën e merrni në gotë është e prerë që më parë, ndërkaq ato pemë i mbajnë në enë plastike në temperaturë dhome, gjë që është ambient ideal për baktere.

Hulumtimi nuk ka zbuluar qartë burimin e këtyre bakterieve, mirëpo ka zbuluar që këto baktere nuk mund të mbijetojnë dhe shumëzohen në pije alkoolike.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.