Pse duhet t’i lani peshqirët e kuzhinës veçmas nga rrobat tjera

spot_imgspot_img

Kur vjen koha për të larë rrobat, gjëja më e lehtë për të bërë është të hedhësh gjithçka në lavatriçe dhe t’i harrosh deri sa të përfundojnë.Sigurisht, të gjithë e dimë që kjo metodë nuk funksionon për çdo artikull pasi duhet t’i ndajmë në vartësi të ngjyrave. Por mund të habiteni kur mësoni se duhet të lajmë edhe peshqirët e kuzhinës dhe banjës në ngarkesa të ndara.

Një studim i botuar në Food Protection Trends shikoi nivelet e baktereve që gjenden në 82 peshqirë dore të përdorur rreth kuzhinës. Rreth 89 për qind e tyre përmbanin baktere Coliform dhe 25.6 për qind kishin gjurmë të E. coli. Pra, është e sigurt të thuash që peshqirët e kuzhinës nuk janë saktësisht të pastër.

Bakteret grumbullohen me kalimin e kohës, kështu që nëse nuk po i lani shpesh, duke i hedhur në lavatriçe me peshqir banje ose rroba të tjera krijoni një situatë ku ndotja e kryqëzuar mund të ndodhë lehtësisht.

Përveç larjes së peshqirëve veç e veç, larja e tyre siç duhet është një tjetër çelës i rëndësishëm për t’i mbajtur të pastra.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.